Pse disa fëmijë i thërrasin prindërit e tyre në emër? A duhet?

Life style

Pse disa fëmijë i thërrasin prindërit e tyre në emër? A duhet?

Më: 3 maj 2022 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Keni dëgjuar fëmijë që i thërrasin prindërit në emër, në vend të "mami", "babi"? Për disa prindër, kjo është e pranueshme. Ata ndihen mirë dhe besojnë se kjo pasqyron një marrëdhënie si prej bashkëmoshatarësh. Për dikë tjetër, referimi i prindit me emrin e tyre është mungesë respekti.

Konsideroni Bartin nga shfaqja televizive, 'The Simpsons'. Në rrethana normale, Bart i referohet babait të tij si "Homer", por nënës së tij si "mami". Kur Bart dëshiron të tregojë pak dashuri ndaj babait të tij, ai e quan atë "babi". 

 Fjalori anglez i Oksfordit pranon se nuk ka asnjë provë se ku e ka origjinën fjala "mami". Sidoqoftë, fjala "mami" (mother) lindi nga fjala shumë më e vjetër "mama". Një fjalë e ngjashme me "mami" gjendet pothuajse në çdo gjuhë të folur në Tokë. Sa i përket fjalës "baba", ka më shumë variacione. 

Po nëse fëmija juaj ju thërret me emrin tuaj? Fillimisht, mendoni si ju bën të ndiheni kjo dhe veproni në bazë të kësaj. 

Së dyti, kini parasysh arsyet e mëposhtme pse një fëmijë ju thërret në emër dhe vendosni më pas se ç'është më e mira për të:

- Fëmijët e sotëm kanë morale dhe besime të ndryshme, kjo sigurisht edhe për shkak të familjeve të tyre apo shembujve që ju serviren në shkolla, mes bashkëmoshatarësh.

- Po kërkojnë për një marrëdhënie miqësore dhe "të shkujdesur" me prindin.

- Janë në fazën e imitimit.

- Po eksplorojnë si është të jesh i/e rritur.

- Disa prindër kanë qejf kur fëmijët i thërrasin në emër dhe ua kërkojnë vetë këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat