Zbuloni çfarë tregon për ju e qeshura që përdorni me miqtë në rrjetet sociale

Life style

Zbuloni çfarë tregon për ju e qeshura që përdorni me miqtë në rrjetet sociale

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:46
Ilustrim

Qeshja dhe mënyrat e saj është një nga zbulimet më argëtuese në komunikimin online pas Facebook-ut. Shumë përdorues kanë mënyra të ndryshme të të qeshurit edhe në komunikimin e tyre me miqtë. Shumë njerëz përdorin një "haha" ose emoji kur duan të tregojnë se po qeshin – të tjerë "lol". Kjo e fundit, i referohet një moshe më të madhe, e cila ndoshta nuk është shumë e përditësuar me simbolet e reja dhe për një formë më të re komunikimi. Megjithatë, këtu ka disa mënyra të të qeshurit, të cilat tregojnë më shumë për karakterin tënd.

Haha

Më e rëndësishmja për t’u dalluar këtu është kur përdor "haha" në vend të "hahahaha". Në rastin e parë, ti nuk do të përdorësh kaq shumë “hahahaha” për një shaka që nuk është kaq shumë argëtuese apo jo? Ndonjëherë, “haha” e përdor edhe me ironi.

Emoji

Duke përdorur emoji do të thotë që je një adoleshent cool ose një i ri i  rritur, i cili nuk di të komunikojë ndryshe në rrjetet sociale pa përdorur emoji. I di pothuaj të gjitha llojet e emoji-t, si p.sh e qeshura me lot, e cila po ashtu tregon nivele të ndryshme të të qeshurit. Dhe natyrisht, të duhen të paktën 2 minuta për të vendosur cilin nga emoji-t duhet të përdorësh për çdo rast.

LOL

LOL “laughing out loud” (po qesh me zë). Nëse përdor këtë formë të qeshure LOL, ka shumë mundësi që e bën këtë kur vërtet je duke qeshur me zë të lartë. Je rreth moshës 35 vjeç, por mund ta përdorësh këtë opsion edhe në rast se dikujt je duke i shprehur një ndjenjë “urrejtje”, tip “vrasje” me shaka.  

LMFAO

ROFLMAO, është njëlloj si e para, por në këtë rast edhe më qesharake dhe pak më “e pisët” si shprehje. Zakonisht, janë djemtë ata që e përdorin mes tyre për biseda të ndryshme qesharake. LMFAO (laughing my f*** ass off) është mënyra më e përdorur e botës së messenger-it.

Hehe

Duke shkruar "hehe" do të thotë që nënkupton diçka tjetër pas atij komunikimi, ose po përpiqesh të thuash diçka “të pisët”. Zakonisht, e qeshura në këtë mënyrë i paraprin asaj që do të thuash pas saj, në një farë mënyre kontrollon terrenin e bashkëbiseduesit.

ROFL

“Rolling on the floor laughing” (po rrokullisem në shesh nga të qeshurit). Para së gjithash, askush nuk rrokulliset vërtet në shesh nga të qeshurit, pasi e shkruan këtë, kështu që janë të gjitha gënjeshtra! ROFL, përfundimisht i përket një komunikimi pak të shkuar në kohë, që sot askujt nuk i kujtohet, por sa herë që mund ta përdorësh është po aq argëtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat