10 pyetje për ta thyer akullin në takimet me ekipin

Life style

10 pyetje për ta thyer akullin në takimet me ekipin

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

A keni qenë ndonjëherë përballë punonjësve dhe nuk ke ditur si të fillosh, çfarë pyetje të bësh? Për të qenë produktive takimet duhet të kenë një qëllim, në të kundërtën punonjësit do të dalin të zhgënjyer dhe të çorientuar nga takimi. Kjo gjë do të ndikojë edhe në produktivitetin e punës.

Prandaj, punëdhënësit duhet t’i kenë disa pyetje të përgatitura për anëtarët e ekipit në mënyrë që ta shkrijnë akullin që pllakoset zakonisht në fillim të takimeve. Pra, përfitimet janë:

E bëjnë takimin e ekipit të ndihet si më personal I rrisin lidhjet me ekipin E rrisin vetëbesimin tek anëtarët e ekipit

Cilat pyetjet duhet t’i bëni?

Çka e konsideroni si fitore të javës së kaluar?/ Për çfarë je krenar/e?

Raporti i vitit 2022 për ekipet me performancë të lartë nga Hypercontext, zbuloi se puna e përmbushur ishte një nga faktorët kryesorë që ndikonte në motivimin dhe angazhimin. Inkurajimi i ekipit që t’i njohë arritjet e veta që nga sukseset e mëdha deri te fitoret më të vogla mund të ndihmojë në përmirësimin ose ruajtjen e kësaj shtytje.

Për çfarë jeni të interesuar (personalisht apo profesionalisht)?

Të flasësh në lidhje me hobit dhe obsesionet e fundit është “gaz ndezës” për çdo takim të ekipit. Përveç se mësoni më shumë për kolegët, anëtarët e ekipit mund të përhapin më shumë entuziazëm për interesat e tyre personale dhe profesionale. Qoftë kjo një recetë e re e ëmbëlsirave, gara me biçikleta apo të tjera.

A ke mësuar diçka këtë javë që nuk lidhet me qëllimet profesionale?

Një nga përfitimet më të mëdha të atyre që e thyejnë akullin në punë është përkujtimi që ne të gjithë jemi njerëz, madje edhe në punë. Kjo ndonjëherë do të thotë paraqitje befasuese e maceve ose fëmijëve në lidhjet në Zoom, ndriçimi i keq ose ditët kur preferonim të mos e kishim fare kamerën të ndezur. Do të thotë gjithashtu se mund të kemi diçka të thellë për të ndarë, edhe nëse nuk lidhet drejtpërdrejt qëllimet e kompanisë apo ato që i keni për karrierën tuaj.

A ka diçka që mezi po e pret të ndodhë këtë javë? Çka është?

T'i kërkoni ekipit tuaj të ndajë diçka specifike që ata mezi presin është më e hapur sesa thjesht pyetja "Si po shkon java juaj?". Në këtë mënyrë njerëzit do të kenë mundësinë të hapen dhe të përfshihen në bisedë.

Cili është vendi i preferuar nga udhëtimet?

Kur bëhet fjalë për akullthyesit, pyetjet në lidhje me udhëtimet janë të pagabueshme. Kjo i jep ekipit tuaj një mundësi për t'u lidhur me histori dhe përvoja interesante.

Kush e meriton një thirrje në ekip?

Njerëzit që nxisin bashkëbisedim dhe bashkëpunim janë krijuar për ta ndihmuar ekipin ta njohë njëri-tjetrin dhe të krijojë lidhje personale. Njohja e kontributeve nga kolegët e tyre i ndihmon individët të zhvillojnë marrëdhënie pozitive pune edhe më tej, duke nxitur në të njëjtën kohë një mjedis ekipor bashkëpunues.

Çfarë aktivitetesh bëni për të qëndruar të përqëndruar?

Kjo është një pyetje e ngjashme me “çfarë të pëlqen të bësh jashtë punës?”. Në mënyrë të ngjashme e nxit diskutimin për hobi dhe interesa, por në kontekstin e mirëqenies emocionale. Kjo pyetje nuk lë hapësirë për cenueshmëri, nëse dikush ndihet rehat t’i tregojë sfidat rreth balancës punë-jetë. Prandaj, është një formë e mirë që individët të përqendrohen dhe të ndihen sikur po marrin pjesë.

Shkruani një fjalë që ju përshkruani se si po ndiheni tani!

Jane Dutton, një profesoreshë e administrimit të biznesit dhe psikologjisë në Universitetin e Miçiganit, një herë u kërkoi të 70 personave në një telefonatë në Zoom ta shkruanin një fjalë të vetme në bisedë, për të përshkruar se si ndiheshin. Më pas ajo i ftoi njerëzit të lexojnë atë që shkruanin të tjerët. Ajo shpjegon, "Ishte një mënyrë që ne mund të ishim të pranishëm me njëri-tjetrin që në fillim”.

Kjo sidomos është e rëndësishme për punët nga distanca.

Cila ishte pika kryesore e ditës tënde?

Ne të gjithë ndonjëherë ndihemi të mbytur në detyra. Ndarja e një momenti kryesor të përditshëm qoftë personal apo i lidhur me punën është një mundësi për të gjithë, të shikojnë në listat e tyre të detyrave dhe të pranojnë diçka pozitive, sado e vogël qoftë ajo.

Cila është kënga jote e preferuar?

Kërkoni nga ekipi që ta ndajnë këngën e tyre të preferuar, filmin ose shfaqjen televizive! Kjo kërkesë e mban në linjë të mirë bisedën, por edhe punonjësit mund të mësojnë më shumë në lidhje me kolegët e tyre. Pse jo, mund të merrni rekomandime të shkëlqyeshme për t’i parë gjatë fundjavës që vjen?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat