Rrëfehen burrat: Këto janë arsyet e vërteta të tradhtisë

Life style

Rrëfehen burrat: Këto janë arsyet e vërteta të tradhtisë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:25
Ilustrim

Kapitulli tradhti është një kapitull që nuk mbyllet kurrë, pasi është hapur që kur njeriu ka shkelur për herë të parë në tokë dhe do të vazhdojë të na shqetësojë deri në pafundësi.

Siç është e ditur, meshkuj janë më të prirur ndaj saj, kështu që është e vështirë të gjesh një mashkull rreth të 30-ve, që nuk ka tradhtuar në çdo formë, të paktën një herë.

Arsyet për këtë veprim janë të shumta, pa dashur këtu t’i justifikojmë, gjë që i bën të pashmangshme veprimet e tyre.

Ndaj janë pyetur 5 meshkuj “kurorëshkelës” për arsyen e vërtetë të tradhtisë. Edhe janë përgjigjur pa pikë turpi.

Fillojmë? 

“Nuk e duroja dot lidhjen që kisha. Doja të ndahesha, sepse siç kuptohet, nuk bënim seks. Nga ana tjetër, nuk dëshiroja dramë dhe zënie, kështu që vendosa të gjej një femër tjetër”.

Tani kemi faj ne, po të themi që kjo është sjellje tipike mashkullore?

“E vërteta është që nuk doja të ndaheshim, sepse nuk doja ta mërzitja. Kështu që vendosa të shkoj me një tjetër paralelisht”.

Me sa duket, ky e ka keqkuptuar pak termin “mërzitje”.

“Pa dashur të dukem i keq dhe i shpifur, e doja shumë të dashurën time, por tundohesha shumë kur shikoja një femër më të bukur. Kështu që shkoja me të dhe njëkohësisht kaloja mirë edhe me të dashurën time”.

Nuk e di si do të reagonit ju po ta kishin përballë, por meriton më shumë se një shuplakë.

“Isha i pakënaqur. Isha munduar shumë herë të ndaheshim, por ajo nuk më linte. Edhe unë një natë përfundova me një femër tjetër në shtëpinë time. Nëse na kapte atje, vërtet nuk më interesonte aspak”.

Nëse je i pakënaqur dhe do të ndahesh, thjesht e bën.

“Nuk ka ndonjë arsye të veçantë për të tradhtuar dikë, sepse të gjithë e bëjnë. E bëjnë edhe meshkujt, edhe femrat. Vërtet nuk e mbaj mend të kem pasur lidhje e të mos kem tradhtuar. Të njëjtën gjë mendoj edhe për ish-et e mia".

“Kur do të vesh mend?”, janë fjalët e nënave në këto raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat