Ky kompliment që u bëni zakonisht fëmijëve i bën ata gënjeshtarë

Life style

Ky kompliment që u bëni zakonisht fëmijëve i bën ata gënjeshtarë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:27
Ilustrim

Kur fëmijët gjenden në një situatë që karakterizohet nga një stereotip i caktuar, ata mbartin ngarkesë emocionale dhe konjitive. Kjo ngarkesë vjen nga frika se mos konfirmojnë stereotipin, qoftë në sytë e të tjerëve dhe në sytë e vetvetes. Shpesh frika se mund të konfirmosh një stereotip negativ shkakton ankth. Kërcënimi i stereotipit është një reagim psikologjik që lidhet me ekspozimin ndaj një stereotipi jopozitiv, lidhur me kapacitetet e njohurive dhe aftësive të një grupi të dhënë të cilat në mënyrë imponuese tjetërsojnë qëndrimet dhe sjelljet e çdo individi në grup duke krijuar sjellje të devijuara.

Një studim i ri ka nxjerrë në pah se mënyra e lavdërimit mund të nxitë inkurajim pozitiv te fëmijët, ose të promovojë pandershmërinë dhe gënjeshtrën tek ta.

Sipas 2 studimeve të reja të studiuesve në Institutin Ontario për Studime në Arsim (OISE) në Universitetin e Torontos, fëmijët që vlerësohen si të zgjuar, kanë më shumë gjasa të bëhen të pandershëm dhe të gënjejnë, me shpresën që të ruajnë imazhin e tyre pozitiv.

Në studimin e parë u mblodhën një grup fëmijësh të moshës 3 – 5-vjeçare për të luajtur një lojë gjetjesh me hamendësime. Për gjetjet e sakta të përgjigjeve, gjysma e tyre u vlerësuan me lavdërimin si të zgjuar duke u thënë:
- ‘Jeni shumë të zgjuar,’
dhe gjysmës tjetër iu tha që:
- ‘Keni bërë një punë shumë mirë kësaj radhe.’

Ky ndryshim delikat vetëm në theksimin e intelektit apo sjelljes, ishte i mjaftueshëm për të ndikuar në mënyrën se si fëmijët e shihnin performancën e tyre.
Studiuesit pastaj largoheshin nga dhoma duke u thënë fëmijëve të premtonin që nuk do të gënjenin duke i parë përgjigjet. Pasi i vëzhguan përmes një kamere të fshehtë, ata gjetën se fëmijët që u vlerësuan si të zgjuar, patën më shumë gjasa të vepronin në mënyrë të pandershme dhe t'i shihnin përgjigjet.

Eksperimenti i dytë, i botuar në Shkencën e Zhvillimit, filloi me premisën e mësipërme të ngjashme. Fëmijët u ndanë në 2 grupe dhe fëmijëve të njërit grup iu tha që ata kishin reputacion si fëmijë shumë të zgjuar. Dëgjimi i këtij lloj lëvdimi u shoqërua me tendencë më të lartë të këtyre fëmijëve për të mashtruar.

Pra, lavdërimi është më kompleks sesa duket. Formulimi i tij duket se ka një efekt të madh e të ndryshëm.

Ndërsa mendoni se po e inkurajoni fëmijën duke i thënë "Ti je fantastik" apo 'Je shumë i zgjuar!", kjo mund t'i udhëheqë ata që të mashtrojnë në mënyrë që të mbështesin vlerësimin tonë pozitiv.

Ndërkohë, ato që duhen vlerësuar janë veprimet dhe sjelljet e tyre. Kjo mund të duket si një ndryshim i vogël e i parëndësishëm, por ka një ndikim të madh në mentalitetin e fëmijës.

"Duke vlerësuar aftësinë e fëmijës nënkupton që sjellja specifike që komentohet rrjedh nga tipare të qëndrueshme që lidhen me aftësinë e dikujt, siç është zgjuarsia", thotë Kang Lee profesor në Institutin e Studimeve për Fëmijë. "Kjo është ndryshe nga format e tjera të lavdërimit, të tilla si lavdërimi i sjelljeve të veçanta ose vlerësimi i përpjekjeve."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat