Shponte fshehurazi prezervativët e partnerit për të mbetur shtatzëne, 39-vjeçarja dënohet me burg

Life style

Shponte fshehurazi prezervativët e partnerit për të mbetur shtatzëne, 39-vjeçarja dënohet me burg

Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:01
Ilustrim

Një 39-vjeçare është shpallur fajtore nga Gjykata në Gjermani për ngacmim seksual ndaj partnerit.

Kjo e fundit shponte fshehurazi prezervativët e të dashurit në mënyrë që të ngelte shtatzënë.

Sipas mediave gjermane, e reja është dënuar me 6 muaj burg, pasi ajo gjatë aktit seksual ka hequr prezervativin prezervativin pa pëlqimin e42-vjeçarit me të cilin kryente marrëdhënie seksuale herë pas here.

Sipas raportimeve, gruaja zhvilloi ndjenja më të thella për 42-vjeçarin, megjithatë ajo e dinte që 42-vjeçari nuk donte të angazhohej për një lidhje afatgjatë dhe se nuk donte të bënte fëmijë.

Si rrjedhojë 39-vjeçarja mendoi të shponte fshehurazi prezervativët që linte te komodina e partnerit, me shpresën për të mbetur shtatzënë, por përpjekjet e saj rezultuan të pasuksesshme.

Pak kohë më vonë 39-vjeçarja i zbuloi të vërtetën 42-vjeçarit në përmjet një mesazhi në ËhatsApp duke i thënë se mendon se është shtatzënë. Në mesazh ajo pranoi se shponte qëllimisht prezervativët e tij.

Menjëherë pas mesazhit partneri ngriti padi ndaj 39-vjeçares. Gjykata pas hetimeve ka arritur ta cilësonte aktin si “ngacmim seksual”, pasi ajo veproi pa dijeninë e partnerit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat