Hiqni qafe zbokthin me maskën që mund ta përgatitni në shtëpi

Life style

Hiqni qafe zbokthin me maskën që mund ta përgatitni në shtëpi

Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni.

Në këtë rast nuk ka ndonjë periudhë të paracaktuar, mjafton të shihni me kujdes nevojat e flokut tuaj. Nëse keni shumë zbokth, yndyrë të shtuar, skalp të irrituar apo flokë shumë të thatë merrni masa sa më shpejt. Këto janë sinjale të heshtura që flokët po ju dërgojnë nëse së fundmi jeni treguar të ashpër me to.

Përbërësit: 5 lugë gjelle uthull molle +200 ml ujë

Përgatitja: Lani flokët me shampo si zakonisht dhe më pas vazhdoni me maskën. Përzieni 5 lugë gjelle uthull molle me sasinë e ujit dhe lyeni të gjithë sipërfaqen e kokës teksa flokët janë të lagura. Masazhojeni kokën dhe flokët mirë dhe vazhdoni me tharjen e tyre. Mos i shpëlani më flokët në mënyrë që uthulla e zbutur me ujin të veprojë për disa ditë. Uthulla e mollës do të pastrojë flokët tuaj pa dëmtuar yndyrën natyrale dhe të shëndetëshme të flokut. Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta të detoksifikimit që mund ta aplikoni vetëm 1 apo 2 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat