5 metodat ideale për të hequr nga tepsitë yndyrën e mbetur

Life style

5 metodat ideale për të hequr nga tepsitë yndyrën e mbetur

Më: 10 maj 2022 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Pavarësisht nëse përdorni një letër kuzhine për të pjekur biskota ose perime, me siguri tepsia sërish do të bëhet pis.

Nga ushqimi i ngecur deri te ndryshku eventual, vjetërimi e një tepsie është shumë i zakonshëm. Fatmirësisht, ka një sërë mënyrash për të pastruar tepsitë për t’i bërë ato të duken sikur sapo janë blerë dhe janë hapur nga qesja. Më poshtë, Sarah House, kuzhinierja e njohur, ndan këshillat dhe truket e saj më të mira se si të pastrohen tepsitë për t’i bërë ato të duken si të reja.

1. Përdorni detergjent enësh dhe ujë

Pasi të keni hequr ushqimin e gatuar dhe ta keni lënë tepsinë të ftohet, lajeni tërësisht me dorë. “Unë zgjedh të laj tepsitë e mia me dorë për të rritur kohëzgjatjen e përdorimit të tyre. Kjo është metoda më e mirë për përdorim të rregullt për të mbajtur tepsitë të pastra dhe të reja. Nëse ka mbetur ushqim në tepsi, lëreni ta njomni mirë për 30 minuta përpara se ta fërkoni. Vendoseni në lavaman, derdhni sipër detergjentin e enëve dhe lageni me ujë të nxehtë”.

2. Pastroni me kripë

House sugjeron një kombinim të ujit me detergjent dhe kripës së trashë për të hequr ushqimin e ngelur. “Së pari, lagni tepsinë në ujë me detergjent,” thotë ajo. “Derdheni ujin dhe spërkateni me kripë të trashë. pastrojeni në fund me sfungjer”.

3. Lyejeni me uthull

Uthulla është një mjet i shkëlqyeshëm për pastrim për shkak të aciditetit të saj dhe mund të ndihmojë në heqjen e yndyrës së pjekur. Vendoseni tepsinë në lavaman dhe mbyllni kullimin. Mbushni lavamanin me ujë të ngrohtë derisa tepsia të zhytet. Shtoni në të ½ filxhan uthull të bardhë dhe ½ filxhan sodë buke. Lëreni tavën të njomet për një orë, dhe më pas fshijeni me një pecetë për pastrim.

4. Bëni një pastë me sodë buke dhe peroksid hidrogjeni

Përzieni së bashku një pjesë sodë buke dhe një pjesë peroksid hidrogjeni për të krijuar një pastë. Soda e bukës është një gërryes natyral dhe peroksidi i hidrogjenit ndihmon në dezinfektim, duke i bërë ato një dyshe ideale. Përhapeni pastën në të gjithë tepsinë ose synoni ndonjë pikë specifike që ka ushqim të djegur, yndyrë ose ndryshk. Pasi ta lini tepsinë të qëndrojë për një orë, përdorni një pastrues të butë për të pastruar pastën dhe më pas lajeni dhe thajeni si zakonisht.

5. Përzieni uthullën dhe lëngun e limonit

Shpresoni të hiqni ndryshkun? Përzieni një pjesë uthull të bardhë me një pjesë lëng limoni dhe aplikojeni tretësirën në pikat e ndryshkura të një fletë tepsie. Lëreni të qëndrojë për 5 minuta në mënyrë që aciditeti në përzierje të shkrijë ndryshkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat