Balenciaga shet atlete thuajse plotësisht të shkatërruara për 625 dollarë, reagime në rrjetet sociale

Life style

Balenciaga shet atlete thuajse plotësisht të shkatërruara për 625 dollarë, reagime në rrjetet sociale

Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Koleksioni i kufizuar i Balenciaga përbëhet nga atlete pothuajse plotësisht të shkatërruara, të cilat shiten për 625 dollarë (594 euro).

“Paris Sneaker” quhet ky koleksion, ndërsa dizajnerët kanë thënë se qëllimi i tyre ishte “të krijonin atlete që do të mund të mbathen gjatë gjithë jetës”. Siç pritej, shumë përdorues të mediave sociale janë të tmerruar nga dizajni ‘i ri’.

Për momentin, mund të blihen vetëm nga blerësit nga Evropa. Ndërsa ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në Japoni do të mund t’i blejnë ato përkatësisht nga datat 16 dhe 23 maj.

“Kjo në fakt i ofendon njerëzit që janë të varfër. Nuk është e qartë për mua pse markat luksoze po promovojnë vazhdimisht këtë lloj dizajni”, ka shkruar një përdorues i Twitterit.

“Këto janë atletet më të këqija që kam parë sot. Balenciaga duhet të bëjë shaka”, ka shtuar një tjetër.

“Mund të gjej atlete të tilla në kontejner dhe nuk do të më duhet të ndaj këtë shumë marramendëse”, është gjithashtu një nga komentet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat