Zgjidhja e duhur për enët e ndryshkura

Life style

Zgjidhja e duhur për enët e ndryshkura

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Edhe pse duket se ky problem është i pazgjidhshëm, ekziston një truk i thjeshtë për të cilin ju duhet vetëm folie alumini

Folia e aluminit zbërthen kimikisht oksidet e hekurit duke tërhequr molekulat e oksigjenit dhe sigurisht është një opsion më i mirë se komponimet kimike të dëmshme ose leshi i çelikut.

Gjithçka që ju nevojitet është folie alumini dhe një enë me ujë. Mund të përdorni një copë më të madhe, një top folie ose shirit.

Zgjidhni atë që do të hyjë më lehtë në cepat e enëve që po pastroni. Prej saj bëni një top, lagni me ujë dhe fërkoni enët që janë kapur nga ndryshku.

Merrni më shumë folie nëse është e nevojshme dhe njomeni përsëri në ujë. Pasi të keni hequr të gjithë ndryshkun, fshijeni enën me një leckë të thatë dhe të pastër.

Mund ta lani leckën në mënyrën e zakonshme pas përdorimit dhe ena juaj e ndryshkur do të duket si e re.

Nëse ndryshku grumbullohet sërish, mund ta përsërisni të gjithë procedurën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat