Disa parfume shumë të mirë për vajza dhe gra

Life style

Disa parfume shumë të mirë për vajza dhe gra

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Mes mijëra fragrancave që qarkullojnë vërdallë, është super sfiduese që të gjesh parfumin që të përshtatet plotësisht, gjithsesi ne po të japim një ndihmë të vockël. Parfumet më të mirë rrëfejnë histori unike, të mbushin me vetëbesim dhe të bëjnë ta adhurosh aromën që lëshon trupi yt.

Sigurisht, Anabel të liston disa nga parfumet më të këndshëm, shoqëruar me historinë e tyre unike.

“Portrait of a Lady” – Frederic Malle

Përpunimi i një trëndafili ka mijëra forma e trajta dhe “Portrait of a Lady” e sjell në mënyrën më të sofistikuar. I krijuar me trëndafilin turk, patchouli dhe fruta pylli, “Portrait of a Lady” portretizon Isabel Archer, heroinën e novelës së Henry James, duke na transmetuar pasionin e një shpirti të lirë, i cili ndjek dëshirat nëpër rrugët e një qyteti të zhurmshëm.

“A Chant for the Nymph” – Gucci

Ky parfum është një përrallë, e cila vjen në botën moderne për të na treguar magjinë e miteve dhe rrëfenjave më të bukura. Frymëzimi për ta krijuar? Pyjet tropikale dhe arratisja në një tjetër botë.

“Soleil Brûlant” – Tom Ford

Tom Ford nuk është një markë, është një mënyrë jetese. Këtë herë, aroma e parfumit “Soleil Brûlant” vjen me notat më luksoze dhe delikate. Por, mos u keqkuptoni. Soleil na tregon historinë e një gruaje delikate, seksi dhe ekstravagante dhe kjo, përcillet më së miri përmes notave të lehta të piperit rozë dhe mandarinës.

“Queens and Monsters” – Henry Rose

Një mbretëreshë djallëzore dhe monstra që mund të bëjnë gjithçka për pasionin janë simbolika më e gjetur për një parfum që dhuron supermaci dhe delikatesë në të njëjtën kohë.

“Amyris Femme” – Maison Francis Kurkdjian

Lulja ëndërrimtare e MFK na çon një një oaz xhamajkan dhe ne shohim një bimë të harlisur dhe të lulëzuar që mbështjell trupin e një gruaje ekzotike. Parfumi më in në TikTok, është një prej sugjerimeve më të këndshme të kësaj liste.

“Apollonia” – Xerjoff

Udhëtimi në hënë në vitin 1969 ka frymëzuar romane, filma dhe sigurisht, një parfum. Hapat e parë në hënë sjellin aromën më të paharrueshme që kombinon myshkun dhe ngjyrën e irisit.

“Juliette Has a Gun” – Not a Parfume

Aroma është çështje shijesh dhe perspektive. Në këtë parfum, e zakonshmja nuk ekziston, pasi si asnjë tjetër, është krijuar vetëm nga një përbërës: Celatox, element i përdorur rregullisht si bazë e parfumeve. Më parë ky element ishte në plan B, derisa “Not a Parfume” na prezantoi me “Juliette Has a Gun”, për të na treguar fuqinë e Juliette, një gruaje që ka një armë, aromën, dhe di si ta përdorë në mënyrën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat