Si të thoni me shumë mirësjellje që s’keni kohë kur ju ngarkojnë me detyra të tjera në punë

Life style

Si të thoni me shumë mirësjellje që s’keni kohë kur ju ngarkojnë me detyra të tjera në punë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Fatkeqësisht, një e vërtetë universale e karrierës është që në vendin e punës do t’ju japin edhe punë që s’doni t’i bëni. Ndonjëherë mund të jenë dhe detyra që nuk ju përkasin juve, por duhet të kryhen në mënyrë që projekti të përfundojë. Ka raste, që bëjmë gjëra që jo vetëm nuk na takon t’i bëjmë, por as që duam t’i bëjmë dhe pikërisht këtu lind nevoja për të thënë fjalinë e sikletshme “më vjen keq, por nuk mundem”.

Si mund të krijoni ca barriera në punë në mënyrë profesionale, por që në të njëjtën kohë të jepni mesazhin që doni të jepni?

Nëse pranoni gjithçka që ju kërkojnë, askush s’do të mendoj që ka diçka që s’shkon dhe do të vazhdojnë ta bëjnë për aq kohë sa ju ja lejoni. Fillimisht, duhet të dini mirë detyrat dhe përgjegjësitë tuaja. Pastaj, mësoni të mos thoni “po” për çdo gjë pasi sipas ekspertëve do t’ju kategorizojnë thjesht si punonjësi që mund të bëjë shumë punë.

Duhet t’i thoni jo punëve që janë inefiçente për ju, aq më tepër kur e keni të pamundur t’i përmbushni. Mos merrni përsipër gjëra që nuk doni t’i bëni, që e keni të pamundur t’i bëni dhe mbi të gjitha që nuk ju takojnë. Eshtë më kollaj të thoni thjesht “nuk kam kohë për këtë”. Thjesht duhet ta provoni.

Ideja më e gabuar është të thoni “po” kot dhe të mos arrini ta përmbushni detyrën e marr përsipër. Jo vetëm që do të stresoheni, por do t’i prishni punë edhe të tjerëve. Shumica e njerëzve i tremben idesë që shefi i tyre mund të krijojë nëse i thonë “jo s’mund ta bëj këtë”.

Kujtoni që nëse jeni të saktë në detyrën tuaj, të përgjegjshëm dhe me ide, edhe nëse ata do ta vlerësojnë përgjigjen e dhënë, aq më tepër nëse i jepni një zgjidhje alternative situatës. Kjo tregon seriozitet, korrektësi dhe aftësi menaxhuese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat