5 shenja të qarta që tregojnë se monogamia nuk është për ty

Life style

5 shenja të qarta që tregojnë se monogamia nuk është për ty

Më: 28 maj 2022 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Monogamia – është lidhje me vetëm një partner/ e. Kjo lidhje mund të jetë vetëm seksuale apo emocionale, por zakonisht i përfshin të dyja.

Edhe pse e shohim kudo, duhet ta pranojmë se monogamia nuk është për këdo. Është e vërtetë, media, lidhjet që shohim vërdallë, kultura, feja dhe gjithçka në jetën tonë lidhet me monogaminë, por kjo nuk do të thotë që është stili i marrëdhënies që të përshtatet ty dhe këtë, e tregojnë këto 5 shenja.

1. Ke tradhtuar në marrëdhëniet e mëparshme

Sigurisht, tradhtia është një veprim i gabuar, nëse nuk ke folur ndonjëherë hapur me partnerin/ en. Personat që nuk “besojnë” në monogami jo gjithmonë tradhtojnë sepse duan të ndahen apo janë të pakënaqur nga personi që kanë në krah. Ndonjëherë, e bëjnë sepse thjesht duan ta bëjnë.

2. Nuk mendon se është dikush në botë që mund të të plotësojë

Këtu nuk po flasim vetëm për seksin, por edhe për dëshirat, pasionet dhe nevojat e tua. Nëse bota na e përplas monogaminë në fytyrë çdo ditë, sërish ti mund të thyesh të gjithë zinxhirët dhe të ndihesh i/ e lirë të zgjedhësh mënyrën tënde.

3. Ke dëshirë të kesh disa lidhje romantike apo seksuale njëkohësisht

Paraprakisht, të themi se është mëse normale. Nëse të pyesin “Nuk ke frikë se partneri/ ja do të bëjë një seks më të paparë me një tjetër?”, kujtohu se nuk është vetëm shtrati dhe eksplorimi i trupit elementet që të lidhin me personin që ke në krah.

4. Diçka mungon në lidhjen tënde, edhe pse e dashuron partnerin/ en aktual/ e

Një nga mitet që na ka ngulitur monogamia është se “i/ e duhuri/ a” të plotëson 100%. Në fakt, vetëm ti e plotëson veten 100%. Nëse ka diçka që të mungon nga ish-i/ e dashuri/ a apo nga dikush që thjesht e ke pasur qejf, nuk do të thotë se nuk e do partnerin aktual.

5. Beson se duhet t’i flasësh këto tema me partnerin/ en aktual/ e

Edhe nëse je në dilemë, ti e merr guximin dhe ia tregon fantazitë dhe dëshirat e tua partnerit/ es. Ky është vendimi më i mirë që mund të bësh. E gjitha nis me faktin që ti e di çfarë ndien, ia shpjegon partnerit/ es dhe më pas e ofron/ merr atë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat