4 përfitime të mëdha që merrni nga përqafimet

Life style

4 përfitime të mëdha që merrni nga përqafimet

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Përqafimi është një gjest i zakonshëm mes njerëzve. Sigurisht, nëse do të dinim se çfarë përfitimesh marrim përmes një përqafimi, do t’i praktikonim më shpesh. Shkencëtarët theksojnë se përqafimet ofrojnë një sërë përfitimesh për shëndetin e njeriut, sipas Psychology Today. 

Përqafimi mund të zvogëlojë inflamacionin

Inflamacioni në trupin tonë është një përgjigje fiziologjike ndaj sëmundjeve. Rezultatet më të larta të inflamacionit janë tregues i përpjekjes së trupit për të luftuar infeksionin. Kështu, nivelet e ulëta të inflamacionit përmes dashurisë fizike sugjerojnë një trup më të shëndetshëm.

Në një studim, inflamacioni u mat duke përdorur mostra të pështymës nga 20 të rritur, të cilëve iu kërkua të regjistronin numrin e përqafimeve që morën gjatë 14 ditëve. Rezultatet treguan se përqafimet kishin një lidhje të kundërt me inflamacionin. Pra, më shumë përqafime janë të barabarta me më pak inflamacion.

Përqafimi ul presionin e gjakut

Në një studim me 59 gra para menopauzës (mosha nga 20–29 vjeç), numri i përqafimeve të marra nga një partner, parashikonte rezultate më të ulëta të presionit të gjakut. Presioni i gjakut është një mënyrë për të vlerësuar shëndetin kardiovaskular, ndaj përqafimi i bën mirë zemrës tuaj.

Përqafimi ul simptomat e ftohjes së zakonshme

Në një studim ku morën pjesë 404 të rritur, u zbulua se numri i përqafimeve gjatë 14 ditëve, redukton simptomat e së ftohurës së zakonshme. Përqafimet funksiononin si një tampon, ku ashpërsia e infeksionit zvogëlohet kur përqafimet janë më të shpeshta.

Përqafimi nxit prodhimin e oksitocinës

Oksitocina, ose hormoni i “dashurisë” , çlirohet nga gjëndra jonë e hipofizës. Është një hormon i rëndësishëm, pasi mund të shërbejë si një tampon kundër stresit, por gjithashtu na bën të ndihemi të lidhur me të tjerët. Në një studim me 34 çifte të martuara, u vu re se rritja e përqafimeve mes bashkëshortëve gjatë një studimi 4 javor, lidhej me rritjen e niveleve të oksitocinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat