3 këshilla si të largoni humorin e keq

Life style

3 këshilla si të largoni humorin e keq

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Të gjithë kemi kaluar në përditshmërinë tonë ditë me humor jo të mirë. Nëse zgjoheni me humorin përtokë, ose përgjatë ditës ju kap një gjendje melankonie, është e rëndësishme të kujtoni se mund të keni kontrollin mbi humorin tuaj. Pavarësisht se çfarë ndodh rreth e qark jush, mundohuni të praktikoni këto tre hapa për të përmirësuar menjëherë humorin.

Dilni

Ndonjëherë gjëja e fundit që duam të bëjmë kur ndihemi me moralin e rënë është që të dalim nga situata jonë aktuale. Të bëni një pushim për të shëtitur në natyrë dhe të bëni frymëmarrje të thellë në ajër të freskët mund t’ju freskojë dhe rigjenerojë menjëherë. Mundoni të bëni një shëtitje të shpejtë, edhe vetëm për pesë minuta rreth e qark lagjes. Përpiquni të dalloni botën natyrore që ju rrethon; vëzhgoni lulet që kanë çelur, kafshët, natyra ka një efekt të jashtëzakonshëm kurativ mbi psikikën dhe shpirtin e njerëzve.

Dëgjoni muzikë ritmike

Bëni një listë me këngët e preferuara, nga ato këngë që ju dhurojnë buzëqeshje. Kur ndiheni jo mirë, kjo mund të jetë mënyra më e mirë për t’ju rikthyer në një shteg më të lumtur. Muzika bën të mundur që menjëherë t’ju zhvendosë në një gjendje tjetër ndjenjash dhe mirëqenieje. Ndërkohë që krijoni listën e preferuar, mundohuni të zgjidhni këngë ritmike, si në melodi ashtu dhe në fjalë.

Listoni gjërat për të cilat jeni mirënjohës

Arsyeja pse ndihemi me humor të keq është se ngecim brenda kokës sonë, duke menduar e stërmenduar problematikat e ditës. Fokusi qëndron vetëm te problemet, fati jo i mirë dhe shqetësimet e ditës. Ndaj nuk është për t’u habitur që të mos jemi të buzëqeshur me këto mendime në kokë. Në vend të kësaj sjelljeje, bëni një listë me dhjetë gjëra për të cilat jeni mirënjohës në atë moment. Cilët janë njerëzit që ju mbështesin? Po ngjarjet e jetës që ju kanë sjellë gëzim? Secili prej nesh e ka një përgjigje të vërtetë për këto pyetje. Gërmoni thellë brenda vetes dhe reflektoni mbi gjërat dhe njerëzit e jetës suaj që ju sjellin dritë dhe gëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat