Test logjike: Cili nga të tre në foto gëzon shëndet të mirë dhe po mashtron sikur është sëmurë?

Life style

Test logjike: Cili nga të tre në foto gëzon shëndet të mirë dhe po mashtron sikur është sëmurë?

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Për ta zgjidhur këtë test, është e nevojshme të përqendroheni me shumë kujdes tek fotoja dhe ta mendoni mirëzgjedhjen tuaj. Duke i parë të tre personazhet me kthjelltësinë e duhur, do të vini re detajet themelore për të gjetur zgjidhjen. Njëri prej tyre shtiret në mënyrë perfekte sikur është i sëmurë dhe ka nevojë për një mjek.

Koha që do t’ju duhet për të zgjidhur testin është vetëm 5 sekonda, pra shikoni foton dhe përpiquni ta gjeni zgjidhjen. Ju mund të sfidoni edhe miqtë ose familjarët tuaj për ta zgjidhur pyetjen sa më shpejt të jetë e mundur. Me siguri do të fitojnë ata që tashmë janë stërvitur me lojëra të tilla memorieje dhe logjike, por nuk i dihet, ndoshta mund ta gjeni edhe ju zgjidhjen, edhe pse mund të mos keni provuar të bëni teste të tilla.

Imazhi i mësipërm tregon tri personazhe, të gjithë në dukje me probleme dhe gati për të shkuar te mjeku. Njëri prej të treve, megjithatë, nuk ka fare nevojë për mjek dhe është duke gënjyer në mënyrë perfekte. Për ta kuptuar këtë, duhet t’i kushtohet vëmendje një detaji në dukje të parëndësishëm, por që tregon se sa i shëndetshëm është në realitet.

 Zgjidhja është kjo: djali i tretë e ka celularin në xhepin poshtë krahut në gips, rrethanë që e bën të qartë se në realitet krahu i tij nuk është i thyer. Nëse keni dhënë zgjidhjen e duhur, ju jeni një dedektiv i shkëlqyer dhe thjesht duhet ta sfidoni veten me teste edhe më të vështira.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat