“Zilia është ndjesia që buron nga zemra, kur mungojnë rezultatet personale”

Life style

“Zilia është ndjesia që buron nga zemra, kur mungojnë rezultatet personale”

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Zilia është ndjesia që buron nga zemra, kur mungojnë rezultatet personale. Ndonjëherë maskohet me xhentilesë, parfumoset me mirësjellje dhe “del shëtitje” duke treguar sikur ka vullnet të mirë.

Zilia ështëqindra herë më e tmerrshme se uria, sepse përfaqëson uri shpirtërore. Ziliqari trishtohet nga arritjet e tëtjerëve dhe lumturohet vetëm kur të tjerët nuk ndihen mirë. Ndaj, është e pavlerë çdo përpjekje për ta kënaqur. Nuk ke për t’ia dalë asnjëherë ta lumturosh. Shpirti i një ziliqari është aq i vogël, saqë ushqehet vetëm me ligësi dhe gëzohet kur i sheh të tjerët të mërzitur.

Nëse dikush të ka zili, dije se je në rrugën e duhur. Zilia nga të tjerët është një tregues se po ia del mbanëmirë me jetën tënde dhe personi që të ka zili, vetëm sa tregon se nuk të arrin dot. Vazhdo në rrugën që po ndjek, mos u ndal të japësh shpjegime për arritjet e tua, dhe kurrë mos i ki zili të tjerët. Nëse një person arrin diçka që ti e ke ëndërruar prej kohësh, nuk ke pse ta kesh zili. Ai ndoshta është vërtet më tepër fatlum, ose ka punuar më tepër se ti për ta arritur atë që ti dëshiron, ama secili ka fatin e vet në jetë.

Kur dikush përmirësohet apo arrin një sukses të madh, gëzohu me arritjet e tij dhe ke për ta parë se si në një të ardhme të afërt, pa shumë stërmundim dhe pa zili, do të arrish të sigurosh dyfishin e asaj që ka ai person. Universi punon çdo ditë për të na siguruar ato që dëshirojmë fort t’i arrijmë. Nevojitet thjesht pak punë nga ana jonë dhe kemi për t’i arritur ato. Ndaj nuk duhet t’i kemi zili të tjerët, pasi nëse dikush ka arritur diçka që dëshirojmë, ai thjesht ka punuar më tepër se ne dhe ky është një sinjal se duhet të punojmë më fort për ta arritur edhe ne atë gjë. Suksesi i dikujt nuk ka pse të përkthehet në mendjen tonë si një dështim i yni, kur mund të konsiderohet si një shtysë për ta arritur edhe ne atë sukses.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat