Studimet e vërtetojnë: Burrat bëjnë më shumë thashetheme sesa gratë

Life style

Studimet e vërtetojnë: Burrat bëjnë më shumë thashetheme sesa gratë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:46
Ilustrim

Ai u bashkua me të shoqen. Një alamet femre. Mamaja e dy fëmijëve. Por asaj, koleges së zyrës së atij, kur i shihte, nuk i shqitej nga mendja çfarë kish shfryrë ai në zyrë për dy-tri muaj. “Ajo nuk është e pastër. Ma shpifte si flinte me make-up në fytyrë. Nuk duroja dot më. Unë i dua gjërat e pastra”.

Pa le kur të duhet të hysh te farmacia e asaj, ish-es së shokut tënd të fëmijërisë. Tmerr! Di gjithçka nga intimitetet e tyre, sepse ai t’i ka thënë të gjithaaaaa!

Dhe po të ndalesh një çast e kupton që jetën intime, apo sekretet e të tjerëve i njeh nga ato që meshkujt të kanë thënë. Ti nuk di asgjë “delikate” për të dashurin e shoqes tënde, as për ish-in e motrës. Edhe kur e shaje atë, ajo vetëm sa e mbronte dhe ty të ngriheshin nervat. Por se mos ti ke hapur ndonjëherë barkun për të dashurin tënd!

Dhe e gjitha kjo nuk është rastësi, ndryshe nga ç’mendohet, meshkujt bëjnë më shumë thashetheme sesa femrat. E thonë edhe studimet!

Harrojeni hamendësimin që gratë janë thashethemexheshat më të mëdha: një studim ka vërtetuar që meshkujt ua kalojnë. Një e pesta e atyre që janë pyetur në një studim në Angli kanë deklaruar që shpenzojnë të paktën tri orë në ditë duke bërë thashetheme-sidomos në punë-me temë koleget femra dhe ata që do ngrihen në detyrë. Një në dhjetë burra kanë qejf të merren me fjalë për persona të tjerë, krahasuar me 4% të grave, ndërkohë që më shumë burra sesa gra janë përgjegjës për hapjen e thashethemeve, sipas sondazhit.

Gati 55% të meshkujve kanë thënë që kanë bërë thashetheme në punë krahasuar me 46% të grave, top temat e të cilave  janë familjarët, seritë e preferuara në TV, ish-shokët dhe shoqet e shkollës, gafat e veshjeve dhe fqinjët. Për burrat temat më të “nxehta” janë ish-shokët e shkollës, pastaj vajza më sexy në punë, rritjet në detyrë, rrogat dhe në fund e dashura e re e shokut të ngushtë.

Për thashethemet në shtëpi, 17% e burrave tregojnë që janë më shumë të interesuar për biseda shtrati sesa seks (çudi!!!), me vetëm 10% të grave që thonë të njëjtën gjë. Gjithsesi, një e pesta e femrave me partner thonë që preferojnë të bëjnë thashetheme me një shoqe sesa me partnerin.

Sondazhi ka përfshirë  1,033 të rritur në të gjithë Britaninë. Ai është organizuar nga kompania BMRB Research për llogari të linjës së re Buzz-In të BT-së. David Sales, drejtor i BT, ka thënë që studimi tregon që si komb, na pëlqen të bëjmë thashethemet qoftë për punën, jetën apo telefilmin e fundit. “Mbi të gjitha ky sondazh nxjerr që meshkujt bëjnë më shumë thashetheme duke rrëzuar mitin që kjo është specialitet i femrave.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat