Sa herë të shihni në telefon foto të vjetra të trupit tuaj, kujtoni këtë këshillë

Life style

Sa herë të shihni në telefon foto të vjetra të trupit tuaj, kujtoni këtë këshillë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

A ju ka ndodhur ndonjëherë që teksa shihni foto të vjetra në telefonin tuaj, të ndaloni tek trupi i dikurshëm dhe dëshpërimisht kërkoni ta keni sërish? Ose kur rigjeni në dollap xhinset që aq shumë i keni dashur dikur dhe ndonëse s'ju bëjnë më refuzoni t'i falni sepse në mendjen tuaj shumë shpejt do t'i riktheheni asaj mase që ishit. 

Ta pranosh dhe ta lësh të shkojë trupin e dikurshëm është goxha emocionale, por në fund të ditës duhet të çliroheni nga një ngarkesë e tillë. Detyra juaj është ta pranoni trupin tuaj aktual dhe të shkëputeni nga ai që keni patur dikur.

"Dëshpërimi" për trupin e dikurshëm vjen sepse ju i perceptoni si humbje ndryshimet që kanë ndodhur me masat tuaja trupore. Kur mendoni se nuk kategorizoheni më si "e dobët" apo kur vini re ndryshime të dukshme me të cilat s'ishit mësuar më parë, apo kur nuk merrni më aq komplimente për trupin sa në kohët e vjetra, keni tendencën të mos i doni format aktuale, duke marrë si pikë referimi trupin e dikurshëm. 

Sa herë të tilla ndjesi ju pushtojnë mendjen dhe vetëbesimin tuaj, kujtoni se edhe një rikthim në trupin e dikurshëm nuk do të zgjidhë asnjë nga problemet tuaja. Kujtoni gjithashtu se të humbja e kilogramëve nuk vlen njësoj për të gjithë- s'është njësoj e shëndetshme, e mirë apo lehtësisht e arritshme për të gjithë njerëzit njësoj. 

Njeriu duhet ta gjejë suksesin, marrëdhëniet e shëndetshme, shëndetin apo stilin e mirë të jetës në mënyra të tjera që përfshijnë hobi apo kalimin e kohës me njerëz të dashur dhe jo duke dënuar veten për gjëra që s'kanë kuptim.

Kujtoni gjithashtu se njerëzit mund të jenë të shëndetshëm në forma trupore nga më të ndryshmet, prandaj të qënit i "dobët si dikur" s'duhet të jetë objektiv. Në fund, mos harroni të shprehni atë që ndjeni në çdo lloj mënyre. Kujdesuni për trupin duke u ushqyer mirë, duke bërë aktivitet fizik dhe duke e dashur atë siç është. Asnjë ndryshim pozitiv nuk vjen duke "dënuar" trupin dhe veten që s'duken si fotot e vjetra në telefonin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat