Ndryshimi mes reçipetave me dhe pa tel, cilat duhet të përdorni?

Life style

Ndryshimi mes reçipetave me dhe pa tel, cilat duhet të përdorni?

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:56
Ilustrim

Të gjesh reçipetat që të rrinë më mirë dhe të përshtaten nuk është gjithmonë e lehtë. Mes shumë stileve dhe modeleve që mund të të propozohen, është e vështirë të gjesh më të mirat. Për të mos e bërë zgjidhjen kaq të komplikuar, janë dy kategori reçipetash, të cilat u përshtaten llojeve të ndryshme të trupit dhe masës së gjoksit: me tel mbrojtës ose pa tel. Por a ka vërtet një dallim mes tyre?

Reçipetat me tel

Reçipetat me tel janë ndoshta më të gjera në përdorim. Ato kanë një pjesë të ngurtë prej teli në kupën e reçipetave që shërben si mbrojtëse, veçanërisht nëse ke gjoks të madh. Me mbështetjen e një teli mund të përjetosh më pak dhimbje shpine si dhe nuk do të kesh shumë tendosje, siç ndodh zakonisht në një ditë të lodhshme. Përveç kësaj, reçipetat me tel sigurojnë edhe një lloj lifting për gjoksin, sepse mban të ndarë gjinjtë dhe u ruan atyre formën.

Por ndonjëherë këto lloj reçipetash mund të irritojnë lëkurën. Me kalimin e kohës, telat mund të prishen, të dëmtohen ose të bëhen me gunga. Në këto raste, ato duhet të zëvendësohen.

Reçipetat pa tel

Zakonisht janë quajtur “të buta”, sepse nuk kanë atë pjesë të ngurtë të telit. Për një pjesë të mirë të grave janë më të rehatshme, sepse nuk vrasin. Por këto lloj reçipetash janë më të përdorshme për gratë me gjoks të vogël, të cilat nuk kanë shumë nevojë për mbështetje, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i mbajnë edhe ato me gjoks të madh. Është krejtësisht zgjedhje personale. Këto lloj reçipetash, zakonisht kanë një kohë përdorimi më të gjatë se të tjerat, sepse nuk kanë telin që dëmton copën apo prish formën.

Sigurisht, edhe këtu ka disavantazhe. Në rast se përdor këto lloj reçipetash nuk do të sigurosh të njëjtën mbrojtje gjoksi si ato me tel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat