Çfarë ndodh me trupin tuaj kur bëni shumë seks? Ja çfarë thotë ekspertja

Life style

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur bëni shumë seks? Ja çfarë thotë ekspertja

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:41
Ilustrim

Të mos bërit seks mjaftueshëm shkakton probleme në trupin tuaj. Por çfarë ndodh kur bëni shumë seks?

Një eksperte e seksit tha për Daily Star se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur kryen shumë marrëdhënie seksuale.

Mjekia Maria Fernanda Peraza Godoy pretendon se seksi i teperët gjithashtu mund të jetë problem.

“Qeniet njerëzore janë pafundësisht komplekse,”– u shpreh ajo. “Nëse mungesa ose seksi i tepërt shkakton shqetësim të vazhdueshëm, mund të bëhet problem. Ju mund të bëni seks sa të dëshironi me partnerin tuaj nëse nuk kthehet në shqetësim për ju.”

Gjithashtu theksoi se varet sesa të kënaq partneri/ja në shtrat. Mjekja e vuri më shumë theksin tek cilësia sesa tek sasia e seksit që bën.

“Nëse bëni shumë seks dhe jeni të kënaqur me këtë, përfitmet janë të shumta. Përveç kësaj, ju rrisni sistemin tuaj imunitar, ndihmon në funksionimin e duhur të zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve,”- shtoi ajo.

Por gjithashtu mund të shkaktojë probleme sidomos për femrat.

“Seksi i shpeshtë tek gratë mund të shkaktojë acarim në zonën e vaginës dhe probleme të tjera siç janë infeksionet,”- u shpreh Maria. “Pra, çfarë ndodh me trupin tuaj nëse bëni shumë seks dhe merrni kënaqësi, ju jeni një person i lumtur dhe i përmbushur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat