Shenjat që tregojnë se një person e ka vdekjen afër

Life style

Shenjat që tregojnë se një person e ka vdekjen afër

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një ekspert mjekësor ka zbuluar shenjat që tregojnë se një njeri është në prag të vdekjes, shenja këto që dallon disa muaj më parë.

Mjekja Carol DeSarkissian tha se njëra ndër shenjat është fjetja dhe dremitja e tepërt.

Shenja të tjera paralajmëruese të hershme përfshijnë mungesën e oreksit dhe të të folurit.

Ndërkaq, në rastet e fëmijëve  kjo ndryshon, ata bëhen më llafazan, shkruan The Sun.

Pacientët gjithashtu mund të përjetojnë më shumë dhimbje, si dhe ndryshime në presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemrës.

Shenjat e tjera përfshijnë një ndryshim në ngjyrën e zonave të caktuara të lëkurës si rreth gjunjëve, duarve dhe këmbëve.

Rënia e temperaturës dhe vështirësia në frymëmarrje mund të jenë gjithashtu një tregues.

Pavarësisht nga simptomat, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme që këta persona t’i kenë afër më të dashurit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat