Varësia nga telefoni: Shenjat dhe mënyrat si mund të heqësh dorë

Life style

Varësia nga telefoni: Shenjat dhe mënyrat si mund të heqësh dorë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Përdorimi i telefonit është bërë tashmë pjesë e pandarë e shoqërisë dhe përditshmërisë sonë. Ndërkohë që telefonët inteligjentë sjellin shumë përfitime, njëkohësisht kanë shkaktuar edhe një varësi, e cila ka efekte shumë negative.

Kjo varësi mund të konsiderohet si një tip sjelljeje e cila përkon me frikën e mospërdorimit të telefonit dhe ndjesisë së ankthit kur nuk je në telefon.

Cilat janë disa nga shenjat e kësaj varësie?

1. Në mënyrë të vazhdueshme je në telefon

2. Mund të shpenzosh gjithë ditën në telefon

3. Zgjohesh natën për të parë nëse ke notifications

4. Përjeton ankth, trishtim, apo edeh inat nëse nuk ke mundësi ta prekësh dhe kontrollosh telefonin

5. Koha që shpenzon në telefon ndikon në marrëdhëniet e tua, në jetën e përditshme, si dhe në punë.

6. E përdor telefonin në timon dhe në situata ku nuk duhet ta përdorësh

Si ta kuptosh që po e tepron me përdorimin e telefonit?

Përdorimi i shumë të i telefonit ndikon edhe në shëndet dhe mund ta identifikosh përmes këtyre simptomave:

1. Dhimbje muskujsh

2. Ndjesi të fikti

3. Shikimi i paqartë

4. Sy të skuqur, të thatë, apo të irrituar

5. Mendimi se po të bie telefoni/ po të dërgojnë mesazh, edhe kur nuk po ndodh

6. Dhimbje e kyçit të dorës

7. Probleme me gjumin

8. Performancë e ulët në shkollë apo punë

9. Ndjesi vetmie kur nuk ke telefonin

Disa mënyra të thjeshta që ndihmojnë në reduktimin e kohës të shpenzuar në telefon:

1. Karikoje larg krevatit

E dimë skenarin: Shtrirë në krevat, nuk gjen rehat, rrëmben telefonin dhe pa e kuptuar, të kanë ikur nja 3 orë të mira në TikTok.

2. Një alarm nga ora, jo nga telefoni

Kur na bie alarmi i celularit, zgjohemi dhe nisim e bëjmë një inspektim se ç’ka ndodhur në Instagram. Nëse e zëvendësojmë alarmin e telefonit me atë të një ore të vërtetë, ngadalë do të heqim dorë nga scroll-i sa hapim sytë.

3. Pas një orari të caktuar, vendose telefonin në modalitetin Airplane Mode

Sa perfekte është bota pa notifications, e-maile, telefonata…

4. Fshi aplikacione që nuk të shërbejnë

Ose të fiksojnë (p.sh. lojëra), të shpenzojnë baterinë, apo thjesht nuk i përdor kurrë.

5. Vendos një qëllim pse po e përdor telefonin

Nëse thjesht do të shkruash një mesazh, dërgoje dhe kaq. Merru me diçka tjetër, ndërkohë që pret përgjigje.

6. Provo të shkosh në vende ku nuk të duhet telefoni

Në supermarket, bibliotekë, për një xhiro të shkurtër…

P.S.: Këto janë rastet kur ti nuk je aq i dhënë pas telefonit, por në “rrugën e duhur” për t’u bërë një person i fiksuar pas telefonit. Kur ke provuar disa mënyra, të cilat nuk kanë funksionuar, provo terapinë dhe konsultimin me një specialist/e.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat