​Si ta gjeni balancën për raporte personale dhe profesionale me klientët

Life style

​Si ta gjeni balancën për raporte personale dhe profesionale me klientët

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 08:01
Ilustrim

Klientët janë pjesa më e rëndësishme e një biznesi të suksesshëm. Pa klientë as biznesi nuk do të mund të mbijetojë gjatë kohës. Prandaj, është mirë ta kuptoni se sa të rëndësishme janë raportet e shëndosha me ata. E më të mirët prej klientëve janë të ashtuquajturit klientë besnikë, të cilët janë shumë të kënaqur me shërbimet ose produktet e një biznesi për një kohë të gjatë. Njohja e konsumatorëve në një nivel më personal është hapi i parë në zhvillimin e lidhjeve për kohë më të gjatë, por kujdes nuk duhet t’i kaloni kufijtë!

Bisedat ju ndihmojnë t’i njihni klientët

Edhe pse me klientët duhet të bisedoni në mënyrë profesionale, nëse ia bëni me dije se ata i konsideroni më shumë se “kartëmonedha”, kjo krijon besim te klienti. Nuk do të thotë që t’ua hapni zemrën, por disa informacione që nuk kanë lidhje domosdoshmërisht me punën ju ndihmojnë t’i ndërtoni marrëdhëniet më të mira me ta.

Jini pozitivë në çdo kohë

Mbani një qëndrim të mirë me klientin tuaj në çdo kohë. Sjellja e mirë duhet të lehtësojë çdo shqetësim që mund të ketë klienti juaj, dhe t'i inkurajojë ata të jenë optimistë për projektin.

Komunikoni

Të gjitha llojet e lidhjeve, e sidomos ato me klientët kërkojnë komunikim të shëndoshë. Komuniimi i hapur dhe i vazhdueshëm është themelor për një raport profesional dhe të besueshëm. Jini gjatë gjithë kohës duke biseduar me ta përmes telefonatave, e-maileve për t’i ndarë me ta lajmet në mënyrë që ta krijoni shprehinë e kontaktit!

Mos u turpëroni nga kritikat

Është e zakonshme të merrni reagime nga klientët pasi keni qenë pjesëtar në një projekt. Mund ta kërkoni mendimin në mënyrë joformale ose formale. Kontrolloni për të parë nëse ka ndonjë metodë për të përmirësuar komunikimin, proceset ose procedurat në të ardhmen! Mënyra më e mirë të tregoni që i keni marrë mendimet e tyre seriozisht është të bëni ndonjë ndryshim të nevojshëm.

Tejkaloni pritjet

Është mirë që të vendosni pritshmëri reale me klientin që në fillim. As premtimet e mëdha as mundësia për të dhënë mjaftueshëm nuk janë të duhurat për të filluar diçka. Kjo do të thotë të jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja, dhe aftësinë për t’i arritur afatet, e gjithashtu edhe të jeni të sinqertë me veten rreth kapacitetit të që keni.

Jini të përgjegjshëm

Partneritetet e mira e bëjnë njëri tjetrin të përgjegjshëm për punët që kanë. Prandaj, është e nevojshme të vendosni pritshmëri të qarta për klientin. Cilët janë afat që duhet t’i arrijnë, si duhet të lidhen me ju, e të tilla të ngjashme.

Kjo mënyrë bashkëpunimi duhet të jetë e zhvilluar që në fillim të raportitt dhe të forcohet në secilën fazë që e kaloni së bashku.

Të qenët ekspert

Besimi është një përbërës tjetër për lidhje të shkëlqyeshëm me klientët, kjo bëhet duke e dëshmuar që jeni të kualifikuar dhe me aftësi të kërkuara. Nëse klienti ju sheh si ekspert nuk do t’i interesojë më për premtimet që bëni, por a është më me rëndësi se me çfarë syri ju sheh klienti, sesa të jepni premtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat