Ka 8 lloje dashurish: Kujt i përket lidhja juaj?

Life style

Ka 8 lloje dashurish: Kujt i përket lidhja juaj?

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Lidhjet janë shuma e tre elementëve: pasionit, intimitetit dhe dakordësisë për t'u përfshirë. Janë të rralla romancat që i përmbushin të treja këto, pasi në të shumtën e rasteve mund të mungojnë 1 ose 2 nga këto karakteristika. 

Në fakt, ka 8 lloje lidhjesh romantike që përcaktohen nisur nga niveli i tre komponentëve të përmendur më sipër. Kujt i përket lidhja juaj?

1. Dashuria që konsumohet

Eshtë lloji më i rrallë i lidhjes, thënë ndryshe *lidhja perfekte*. Ky çift ka gjetur harmoninë e plotë tek të tre tiparet e listuara. Janë shumë intimë me njëri-tjetrin, njihen mirë, kanë ende gjallë pasionin dhe marrin shumë seriozisht nevojat emocionale të secilit. 

2. Dashuria romantike

Kështë quhet kur lidhja ka intimitet të fortë dhe pasion, por s'ka përfshirje emocionale. Pra, bashkimi i çiftit përfundon pas mbarimit të pasionit. Nuk ka një qëllim konkret afatgjatë.

3. Dashuria "fiktive" (fantazi)

Kjo lloj lidhje ka nivele shumë të larta pasioni dhe përfshirjeje emocionale, por mungon intimiteti. Këto çifte janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin emocionalisht, janë gati për t'u martuar apo jetuar bashkë, por i mungon intimiteti.

4. Dashuria "tërheqje"

Ky lloj ka shumë pasion, por s'ka intimitet dhe përfshirje mes dyshes. Ka shumë tension seksual kur janë në prani të njëri-tjetrit, por duke munguar intimiteti apo dëshira për t'i çuar gjërat në tjetër nivel, e bëjnë pasionin të shuhet brenda pak kohësh.

5. Pëlqim/shoqeri

Eshtë kur personat ndjejnë që kuptohen dhe janë intim bashkë, por s'ka pasion dhe as përfshirje emocionale. Kjo i ngjan pak a shumë një lidhjeje shoqërore.

6. Dashuria -shoqëri

Kjo lloj lidhjeje ka shumë intimitet dhe përfshirje emocionale, por s'ka pasion. Në fakt, sipas ekspertëve kur dashuria pasionante vdes, dashuria kthehet në shoqërore.

7. Dashuria boshe

Ka përfshirje emocionale dhe qëllim për t'u përkushtuar, por mungon intimiteti dhe pasioni. Shembulli tipik janë martesat me mblesëri ose ato që kurorëzohen për hir të kohës që kanë kaluar bashkë.

8. Dashuria jo-dashuri

Eshtë ajo marrëdhënie ku asnjëri prej komponentëve s'është prezent. Janë përgjithësisht lidhje të shkurtra, momentale, rastësore ku mungon përfshirja emocionale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat