Si të mposhtim stresin

Life style

Si të mposhtim stresin

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Çdo ditë, orët dhe minutat na “servirin “si padashur strese që grumbullohen për x apo y konflikt. Kjo sjell stres, lodhje për organizmin duke bërë që të shkaktojmë gabime mbi veten tonë, për shembull: duke ngrënë tepër ushqim pa kontroll dhe ëmbëlsira pa fund…

Energjitë negative na japin dëshirën që këtë “inat” emocional ta mposhtim me prirjen për të ngrënë pa e pasur mendjen, duke mbushur mendjen se po largohesh sadopak nga presione të ndryshme shoqërore. Ky zakon i keq mposhtet duke zënë orët me një shëtitje, shoqërim me njerëzit e duhur dhe duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

Stresi mundet me qetësinë ndaj vetes duke mposhtur ato trysni të detajuara apo të komplikuara që shfaqen në jetët tona. Duke menduar pozitivisht arrijmë të gjejmë hapësirat e duhura për vete, duke filluar me një dietë ushqimore të shëndetshme, ecjen në natyrë, duke u treguar racionalë në mendimet apo idetë që përcjellim për vete dhe për të tjerët, si të thuash një ngjitje graduale në rregullatorët ushqim-ajër i pastër-shoqëri jo toksike.

Duke mposhtur urinë nervoze, zakonet e mbrapshta dhe mendimet pesimiste arrijmë të mendojmë pozitivisht duke bërë që shumë shpejt rezultatet të jenë konkrete dhe të dukshme. Qëllimi kryesor është të lihen mbrapa përgjegjësitë që nuk janë të tuat, duke arritur një rikuperim të boshllëqeve të brendshme shpirtërore në një riekuilibër të sistemit tonë shpirtëror ku problemet tona fizike, mendore, emocionale të marrin sensin e duhur mbi barrierat që krijon koha apo rrethanat.  Motivi për jetën dhe këndvështrimi me cilin sy e shikojmë, të nxit të bësh korrigjimin e duhur për ta ridrejtuar jetën, për të marrë frenat evolutive të qëllimit dhe rimodelimit se ku qëndron kyçi i suksesit. Kjo bën që çdo mëngjes i thua vetes ia dola të jem efektiv në kontrollin emocional, në vlerësimin për vete dhe për të tjerët…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat