Ѕtudimi: Вurrat janë më të stresuar ѕеѕа gratë kur martohen

Life style

Ѕtudimi: Вurrat janë më të stresuar ѕеѕа gratë kur martohen

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Edhe pse femrat janë përgjithësisht euforike dhe nervoze para dasmës, hulumtimet e reja shkencore kanë treguar se meshkujt janë akoma më të shqetësuar. Një ekip shkencëtarësh nga Amerika zbuluan se për meshkujt, vetëm planifikimi i dasmës, dhe më pas vetë dita, është shumë më stresuese se sa gratë.

Në anketë morën pjesë 160 persona. Problemi më i madh për ta është shqetësimi për ftesën e të afërmve dhe miqve, pastaj pjesa financiare dhe deri te muzika, ushqimi dhe pijet.

Rreth një e treta e meshkujve, pak ditë para dasmës, kanë probleme serioze me pagjumësinë dhe më shpesh nervozizmi çon në debate mes partnerëve.

Në të njëjtën kohë, një në katër burra pranoi se planifikimi i dasmës është më i vështirë për të sesa për partneren e tij ndërsa disa madje theksuan se është momenti më stresues në jetën e tyre. Nga ana tjetër, mendimi për të lindur është shumë më stresues për gratë, për faktin se trupi i tyre po ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat