5 metoda natyrale për të kuruar lëkurën e dëmtuar nga dielli

Life style

5 metoda natyrale për të kuruar lëkurën e dëmtuar nga dielli

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:01
Ilustrim

Mund të jesh e fiksuar me diellin dhe me të gjithë aktivitetin që të falin rrezet e tij në plazh, në çadër, në det, not – gjithçka që bëjnë të gjithë në një ditë të zakonshme pranë detit. Por ka diçka që bëhet vërtet problem nëse rri për një kohë të gjatë në diell: lëkura e rrjepur. Në fëmijëri, të gjithë luanim me shtresat e lëkurës që iknin njëra pas tjetrës, por me kalimin e kohës, kupton që kjo nuk është gjithmonë një mënyrë argëtuese. Lëkura natyrale nuk duhet të dëmtohet dhe për këtë, kujdesi para rrezeve të forta duhet të jetë maksimal.

Kështu, çfarë duhet të bësh nëse lëkura ka filluar të rripet? Më poshtë janë 5 metoda natyrale me të cilat mund të trajtosh lëkurën e rrjepur nga dielli.

Vaj ulliri: është i pasur me yndyra natyrale dhe konsiderohet si një prej përbërësve më të mirë në rastet e djegies së diellit dhe lëkurës së dëmtuar. Vaji i ullirit është një hidratant i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Përpiqu të ngrohësh pak vaj ulli ekstra të virgjër në mikrovalë dhe me të masazho të gjithë zonën që të është djegur nga dielli dhe ka filluar të të rripet. Menjëherë lëkura do ta përthithë. Përsërite tri herë në ditë për të parë rezultatet.

Aloe Vera: natyrisht, edhe aloe vera mund të jetë një zgjidhje tjetër e shkëlqyer, sepse njihet si një kurë shumë e mirë për djegiet e lëkurës, për lëkurën e thatë, por po ashtu edhe për irritimet dhe plagët e tjera të lëkurës. Përziej pak xhel aloe vera me vitaminë E (vajore) dhe aplikoje masën në zonën e djegur ku ka filluar të të rripet lëkura. Për një efeket të menjëhershëm, edhe këtë përzierje aplikoje tri herë në ditë.

Banjë me tërshërë: mendimi i parë që të vjen në mendje është ‘po tërshëra është shumë e shëndetshme për t’u ngrënë apo edhe në një smoothie’. Por, por edhe në këtë rast është jo më pak kurative. Përziej një filxhan tërshërë në vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndro brenda saj për rreth 30 minuta, pastaj fillo të masazhosh zonën e prekur nga dielli. Në fund, fshije lehtë me peshqir dhe përdor hidratantin ose kremin after sun.  

Qumësht: qumështi natyral ka shumë veçori rigjeneruese, ndaj ndihmon shumë lëkurën e dëmtuar. Një gotë qumësh të ftohtë, me një copë pambuku të pastër lyej të gjithë zonën e djegur nga dielli. Mjafton një herë në ditë dhe do ta dallosh menjëherë ndryshimin.  

Scrub me limon dhe sheqer: limoni është një kurues mjaft i mirë i lëkurës, eliminon menjëherë lëkurën e vdekur dhe pastron e rigjeneron të renë. Nëse përzieni lëngun e limonit me pak mjaltë dhe vaj ulliri, produkti i përftuar do të jetë një scrub i mrekullueshëm që mund ta aplilkosh në të gjithë zonën e dëmtuar nga dielli. Në vetëm 2-3 përdorimet e para, lëkura do të jetë pastruar dhe do të shkëlqejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat