5 gjërat që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit

Life style

5 gjërat që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Sinqeriteti dhe komunikimi janë çelës për një marrëdhënie të shëndetshme në çift. Megjithatë ka disa gjëra të cilat është më mirë t’i mbani për vete sesa t’ia thoni partnerit.

1. Mbylle gojën!

Në fakt, fjala “mbylle”, nuk i duhet thënë askujt, por aq më pak partnerit, pasi kjo tregon se nuk po e respektoni atë. Ndaj është mirë ta evitoni.

2. Ti më kujton ish të dashurin

Ky është një mega gabim. Ju nuk duhet të flisni për ish-partnerin, sepse kjo do ta largonte partnerin tuaj aktual. Mos bëni krahasime sepse kjo do ta bëjë të ndihet shumë keq partnerin tuaj.

3. Kam kontrolluar ish të dashurën tënde në rrjetet sociale

Kjo të bën të pasigurt dhe natyrisht i lë një përshtypje jo aq pozitive partnerit. Ndaj disa gjëra është më mirë t’i mbani për vete(e kuptuat mesazhin vajza).

4. E urrej shokun tënd të ngushtë

Shoqëria është shumë e rëndësishme dhe kjo vlen edhe për partnerin tënd. Shoku i tij i ngushtë mund të ketë qenë aty për të, në momentet kur ka patur më shumë nevojë. Mos e detyroni të zgjedhë, mund edhe të humbisni.

5. Je një djalë mamaje

Djemtë kanë një lidhje të ngushtë me nënat dhe kjo është e qartë. Mos ia vini në dukje këtë gjë partnerit, dhe natyrisht as mos i thoni se nëna e tij e ka gabim në ato që thotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat