Si t’i thuash shoqes që po del me ish-in e saj?

Life style

Si t’i thuash shoqes që po del me ish-in e saj?

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Po, mund të gjendesh në një situatë të tillë.

Jo, kjo s’të bën njeri të keq.

Po, do të ketë drama.

Jo, s’je fajtore dhe s’ke pse të mbash ndonjë peshë faji.

Të gjithë kemi përjetuar ose lexuar/ dëgjuar për një rast të tillë.

Së pari, nuk është aq tragjike sa mendojmë, pasi ne priremi të pëlqejmë njerëz me të cilët njohim persona të përbashkët, sepse na duken më familjarë dhe të kuptueshëm.

Së dyti, ekziston si mundësi dhe s’i kemi gjithmonë ndjenat në dorë.

Nëse po përballesh me një rast të tillë, ja ç’të bësh:

Ji realiste dhe kuptoje se mund ta humbësh miqësinë

Nuk ka rëndësi sa kohë ka që është ndarë shoqja nga ish-i, sërish një pjesë e saj do të lëndohet nga lajmi. Përgatite veten dhe ki parasysh që mund ta humbësh mikeshën, ose të përgatitesh për venitjen e miqësisë.

Arsyeja pse janë ndarë ka shumë rëndësi

Nëse janë ndarë në mënyrë miqësore, shumë mirë, por nëse ka pasur lot dhe dhimbje, duhet të jesh e kujdesshme me fjalët dhe me detajet që tregon. Mos e kthe historinë në një garë se kë do më shumë ai, përkundrazi, konsidero ndjenjat e shoqes.

Mos e mendo ta fshehësh

Fol hapur dhe tregohu e sinqertë. Edhe nëse humb shoqërinë, do të respektohesh për çiltërsinë e treguar. Në të tilla situata, duhet t’ia rrëfesh ti e para dhe të mos e lejosh historinë të tregohet nga dikush tjetër.

Për të mirën e të gjithëve, ki parasysh përvojën e saj

Që të mos përballesh me të njëjtat probleme (dhe me ndarjen) si mikesha jote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat