Shpenzim i kotë parash: 8 gjëra për bebe që s’ia vlen t’i blesh

Life style

Shpenzim i kotë parash: 8 gjëra për bebe që s’ia vlen t’i blesh

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Pas lumturisë së lajmit që do bëhesh me fëmijë, mendimi i dytë më i rëndësishëm janë përgatitjet. Janë kaq shumë gjëra për t’u blerë, por prisni! Jo gjithçka që keni në mendje ta blini ju duhet. Mund t’i shpenzoni ato para në diçka tjetër dhe këtë ua thonë prindër që kanë mësuar nga eksperiencat e mëparshme.

1. Shumë rroba

Ju është thënë dhe do jua themi sërish: bebet rriten aq shpejt sa rrobat me të cilat do ta nxirrni të voglin/ën tuaj nga spitali, pas 3 javësh nuk do t’i bëjnë më. Për këtë arsye, mos shpenzoni pafund para në veshje që për pak ditë nuk do të kenë më asnjë funksion.

2. Dorashka kundër gërvishtjes së bebes me thonj

Me shumë mundësi, si prindër të rinj që jeni keni në plan të blini një mal me dorashka, në mënyrë që fëmija juaj të mos çjerrë veten me thonj. E vërteta është se foshnja i përdor duart për të qetësuar veten, njësoj siç ka vepruar në barkun e nënës. Nëse ju ia bllokoni duart do të shkaktoni nervozizëm dhe të qara. Në vend të kësaj blini një limues thonjsh të posaçëm për bebe.

3. Detergjentë për bebe

Si ia bënin nënat kur nuk kishte një detergjent të ashtëquajtur specifik për të porsalindurit? Pavarësisht se shumë prindër i blejnë nga frika se larësit e zakonshëm mund të irritojnë lëkurën e  fëmijës (jo, nuk ndodh) shumë gra deklarojnë se detergjentët në fjalë nuk janë fort ndihmues kur vjen puna te heqja e njollave apo papastërtive.

4. Çanta e ndihmës së shpejtë për bebe

Mos na keqkuptoni, sigurisht që informacioni rreth ndihmës së parë shpëton një jetë, por si prindër dhe mbi të gjitha si joprofesionistë nuk do mund të përdorni të gjitha mjetet e çantës. Informohuni rreth gjërave kryesore që duhet të mbani në shtëpi dhe në një rast emergjence vraponi te specialistët.

5. Batanijet e vockla

Përse nuk duhet të investoni në disa të tilla? Shumë e thjeshtë. Sepse do të përdoren për fare pak kohë!

6. Pajisjet për ushqimin e bebeve në fakt janë thjesht blendera

Përse duhet të shpenzoni sërish para kur blenderi që keni përdorur prej kaq kohësh e kryen punën më së miri. Në besoni, reultati ëhtë i njëjtë.

7. Termometër dushi

Nuk ju duhet një i tillë për të kontrolluar ujin me të cilin do të lani foshnjën tuaj, kur mund të zhysni fare mirë bërrylin për të parë sa i ngrohtë/ftohtë është.

8. Çizme/ këpucë

Gjatë kësaj periudhe, prindërve u rekomandohet që foshnjet t’i mbajnë me çorape veshur pasi i vogli/ e vogla ndihet më rehat dhe nuk do t’ju duhet t’ia vishni çdo 2- 3 minuta, ndryshe nga këpucët qe hiqen fare lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat