Nga guri me fat tek inteligjenca e lartë emocionale, ja çfarë i bën kaq unikë të lindurit në tetor

Life style

Nga guri me fat tek inteligjenca e lartë emocionale, ja çfarë i bën kaq unikë të lindurit në tetor

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:42
Ilustrim

Të qetë, optimistë, të drejtë, misteriozë dhe ëmdërrimtarë…po flasim për të lindurit në muajin tetor ! Këta njerëz përmbledhin karakteristikat më të mira të Peshores dhe Akrepit, por Living do të përmbledhë më poshtë disa fakte interesante për bebet e tetorit.

Bebet e tetorit do të rriten për të qenë sportistë të mirë, kjo për faktin e vitaminës D, të cilën nënat shtatzënë gjatë verës e kanë marrë me shumicë. Lulja e muajit të tyre është Calendula. Të drejtuar nga planeti Venus, të lindurit në muajin tetor janë romantikë dhe do të bënin gjithçka për dashurinë. Janë po ashtu të vendosur dhe të orientuar drejt biznesit .

Guri i tyre është opali. Është guri i çmuar më misterioz e më joshës. Fjala “opal” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “të shohësh një  ndryshim”.

Janë tejet tërheqës dhe personaliteti i tyre tërheq si një magnet.Kanë aftësi të përshtaten mjaft mirë dhe zor se bëjnë armiq. Ata që festojnë ditëlindjet e tyre në tetor janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale. Krijojnë balancë dhe stabilitet në çdo gjë që bëjnë dhe kanë një pikëpamje pozitive për jetën. Nuk i pëlqejnë përballjet dhe i shmangin ato sa herë të jetë e mundur.

Kanë gjithashtu një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë deri në vdekje. Janë sharmantë dhe fjalëshumë dhe edhe pse ju pëlqen të keni njerëz përreth, janë gjithashtu edhe shumë të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat