Habit 25-vjeçarja: Fitoj 8000 funta në muaj duke sharë meshkujt, ja si më paguajnë për këtë punë

Life style

Habit 25-vjeçarja: Fitoj 8000 funta në muaj duke sharë meshkujt, ja si më paguajnë për këtë punë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:44
Jennifer Love

Kur modelja Jennifer Love humbi punën si kamariere për shkak të pandemisë një mik i sugjeroi një mënyrë të pazakontë për të fituar para.

25-vjeçarja ka treguar për mediat se miqtë i thanë me shaka se ajo duhej të përpiqej të fitonte disa lekë shtesë duke postuar fotot e këmbëve të saj të bukura. Por shumë shpejt Jennifer zbuloi se klientët e saj meshkuj donin më shumë sesa thjesht fotot e këmbëve.

Ajo mori një sërë kërkesash nga meshkuj të ndryshëm që kërkonin të shaheshin e ofendoheshin prej saj. Tani Jennifer nga Berkshire, fiton deri në 8,000 £ në muaj duke sharë e tallur burrat në internet.

Ajo kërkon 40 £ për një foto prej 10 sekondash të këmbëve të saj dhe 150 £ për një video të personalizuar tre minutëshe, ku ajo tall dhe shan klientët e saj.

Për një seancë 10-minutëshe, ku Jennifer ka telefonata private me klientët që i dërgojnë para në këmbim të talljes dhe të poshtërimit, ajo mund të fitojë edhe 1000 £.

Jennifer thotë se ajo fiton rreth 4,000 £ gjatë një muaji me pak punë dhe dyfishin në një muaj më të mirë. Pavarësisht rrogës që merr, 25-vjeçarja është vënë nën kritika për punën që bën:

Shumë njerëz më kanë kritikuar duke thënë se po përfitoj nga burrat dhe se duhet të turpërohem. Por është problemi i meshkujve që duan që t’i shaj dhe më pas më japin edhe para.

Jennifer punon vetëm dy deri në tre orë në natë, por pranon se ka pasur disa kërkesa shumë të çuditshme, duke përfshirë një klient që i kërkoi asaj të pështyjë në kamerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat