Victoria ‘pushton’ Parisin, bind edhe më skeptikët me koleksionin e ri në Javën e modës

Life style

Victoria ‘pushton’ Parisin, bind edhe më skeptikët me koleksionin e ri në Javën e modës

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:02
Victoria Beckham

Stilistja Victoria Beckham është shfaqur triumfuese në Javën e modës në Paris, e para shfaqje për të në kryeqytetin e modës

Koleksioni ka bindur edhe më skeptikët, madje ka shuar edhe thashethemet për një marrëdhënie të tensionuar me nusen e djalit.

A mundet një Spice Girl të tërheqë elegancën franceze? Victoria Beckham ka bindur jo vetëm skeptikët e modës në Nju Jork dhe Londër, por ajo ka sjellë një koleksion të mrekullueshëm edhe në kryeqytetin francez të stilit, duke thyer çdo pritshmëri.

“Parisi është ëndrra më e madhe”, tha Beckham përpara shfaqjes së organizuar në manastiret prej guri të kishës baroke Val de Grace. “Është një moment shumë i rëndësishëm.”

Edhe pse stilistja këmbënguli se ishte më shumë e emocionuar sesa nervoze, kjo është një kohë sfiduese për markën e saj, sidomos pas thashethemeve në media për marrëdhënien e tensionuar me nusen e saj, e cila qëndronte në rresht të parë në pasarelë bashkë me të birin, Brooklyn.

Koleksioni ishte mahnitës. Fustanet prej sateni kishin një prerje elegante, me rripa delikate dhe të zbukuruara me thekë mëndafshi që preknin shpatullat e zhveshura të modeleve.

Beckham beson se klienti i saj dëshiron atë që ajo vetë dëshiron: “Një fustan seksi që është i lehtë për t’u veshur. Kjo është ajo që më pëlqen më së shumti dhe nuk do të shqetësohem për këtë”, është shprehur stilistja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat