Lajm i keq për adhuruesit e ëmbëlsirave, zbulimi i studimit të fundit mbi efektin e tyre nuk do t'ju pëlqejë

Life style

Lajm i keq për adhuruesit e ëmbëlsirave, zbulimi i studimit të fundit mbi efektin e tyre nuk do t'ju pëlqejë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Ushqimi ndikon mikrobiomën në zorrën e trashë – e kështu edhe shëndetin tonë. Eksperimentet me minj tregojnë, se sheqeri vret baketere të caktuara të zorrës së trashë, që parandalojnë obezitetin dhe sëmundjet.

Çokollata, biskota e ëmbëlsira – të gjitha këto shijojnë, por nuk janë të shëndetshme. Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet dhe është tashmë një realitet jo i këndshëm.

Po ashtu konsiderohet e sigurt edhe njohuria, që ushqimi ynë lë gjurmë në organet tona të aparatit të tretjes e kësisoj influencon edhe jetën e baktereve që gëlojnë në zorrën tonë.

Studiuesit e Columbia University në Nju Jork së fundi kanë publikuar në revistën shkencore „Cell” një studim, që tregon, se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë – e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat