Si të kuptoni nëse dashuria juaj është e dënuar apo vetëm një fazë në marrëdhënien tuaj

Life style

Si të kuptoni nëse dashuria juaj është e dënuar apo vetëm një fazë në marrëdhënien tuaj

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Keni pasur ndonjëherë një marrëdhënie që filloi shkëlqyeshëm me shumë romancë dhe emocione? Jeni ndjerë e dashur, e pranuar dhe e llastuar nga partneri juaj,por pas disa javësh, gjithçka ndryshoi.Ose ju të dy nuk mund të ndaloni së debatuar për gjithçka. Thellësisht ju dëshironi që gjërat të kthehen ashtu siç ishin, por nuk dini si të ndaloni nga zënkat gjatë gjithë kohës.

A do të thotë kjo se marrëdhënia juaj është e dënuar? E vërteta është se ajo që po kaloni është në thelb “normale”. Në fakt, disa versione të kësaj ndodhin në të gjitha marrëdhëniet romantike.


Ju mund të lundroni në këtë fazë të marrëdhënies dhe të thelloni dashurinë mes jush. Miti i “dashurisë aksidentale” ju thotë se kur të gjeni personin e duhur, gjithçka do të jetë e lehtë. Se ndjenjat e të qenit të dashuruar do të zgjasin përgjithmonë dhe do të kaloni lehtësisht çdo konflikt mes jush.

Kjo pritshmëri jorealiste e përhapur nga kaq shumë këngë, filma, libra dhe poezi ka bërë namin në marrëdhëniet tona intime në të gjithë shoqërinë.
Asnjë person ose marrëdhënie nuk mund të përballojë presionin që ju bëjnë gënjeshtrat e dashurisë romantike. Kjo nuk do të thotë se romanca nuk ekziston ose se dashuria nuk mund të thellohet.


Kur të kuptoni pse keni rrugë qorre për partnerin tuaj, si përshtaten ato në fazat natyrore të një marrëdhënieje dhe si të përparoni përmes tyre, atëherë do të keni udhërrëfyesin për të krijuar diçka edhe më të mirë se çfarë ju thonë filmat dhe librat me funde të lumtura. Ju do të jeni në gjendje të krijoni dashuri të qëndrueshme dhe të kënaqshme për shpirtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat