Të ndodhesh mes dy zjarreve është shumë e vështirë dhe sidomos kur bëhet fjalë për dy meshkuj që do të thonë për ty; për ish-in me të cilin të lidhin shumë kujtime dhe për të dashurin e ri që të bën ta shohësh jetën ndryshe.
Ju ka ndodhur të ndiheni e përfshirë emocionalisht me dy meshkuj njëkohësisht? Vajza që kërkon ndihmën e ekspertes në rubrikën Ask E.Jean në Elle, ndodhet në një situatë të tillë.
“Dashuria e jetës sime u nda nga unë. Një vit më vonë gjeta një të dashur të ri që ishte i përkushtuar, i adhurueshëm dhe shumë i dashur me mua. I dashuri i vjetër rikthehet, më kërkon falje dhe më propozon për martesë. Unë vendosa të qëndroj me të dashurin e ri. Problemi: Dy vite më vonë unë vazhdoj të mendoj për ish-in 15 herë në ditë. Ai vazhdon të më telefonojë, dalim bashkë (sepse kemi një qen). Vazhdojmë t’i themi njëri-tjetrit “të dua” dhe më krijohen flutura kur jam pranë tij. Pyetja: A jam çmendur? Edhe i dashuri i ri është shumë i mirë. Jam e dashuruar me të dy; me njërin më shumë me zemër, me tjetrin më shumë me mendje. Si të zgjedh?”
Përgjigje:
Ti ke folur në letrën tënde kryesisht për të dashurin e vjetër. Pyetjes që ke shtruar në fund, i je përgjigjur vetë në fjalinë e parë (“Dashuria e jetës sime u nda nga unë”). Tani më thuaj, ke nevojë vërtet për ndihmën time?