Vendosni dy gjysma limoni në furrë, do largoni problemin më të madh në shtëpi

Life style

Vendosni dy gjysma limoni në furrë, do largoni problemin më të madh në shtëpi

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Edhe pse hapja e dyerve dhe dritareve është alternativa më e mirë për të ajrosur shtëpinë, për fat të keq kjo krijon nga ana tjetër edhe një problem.

Kështu, në shtëpi sëbashku me ajrin e pastër mund të hyjnë edhe insekte apo lloje të ndryshme mizash, pra disa “miq” të padëshiruar në shtëpinë tuaj.

Por, me një truk të thjeshtë ju mund të shpëtoni në vetëm pak kohë nga këto gjallesa të pakëndshme. Gjithçka që ju duhet është një limon i ndarë përgjysmë. Para se të shkoni për të fjetur, vendosni në furrë limonin e prerë përgjysmë dhe lëreni derën hapur.

Në mëngjes kur të zgjoheni, mbylleni derën e furrës dhe ndizeni atë për disa minuta. Më pas fikeni dhe hapeni derën sërish. Shtëpia juaj do të mbajë aromë të këndshme dhe për më tepër ju nuk do të pikasni anjë insekt në ambjentet e saj. Limoni ka aftësinë të zhdukë të gjitha insektet, mizat e frutave që mund të gjenden në kuzhinën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat