Të paktën 1 miliard njerëz ende besojnë në magji, mallkime dhe “syrin e keq”

Life style

Të paktën 1 miliard njerëz ende besojnë në magji, mallkime dhe “syrin e keq”

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Besimi në magji është i përhapur në të gjithë botën, sipas studimeve të reja. Më shumë se 40% e njerëzve, të paktën katër në dhjetë  besojnë se “disa njerëz janë të aftë të mallkojnë ose të bëjnë magji.”

Boris Gersmani nga Universiteti Amerikan në Uashington analizoi të dhënat e më shumë se 140 mijë personave në 95 vende. Studimi vlerëson se të paktën një miliard njerëz në Tokë besojnë në magji në një mënyrë ose në një tjetër, në një masë më të madhe ose më të vogël.

Në të kaluarën, disa studime kanë treguar se ideja se disa njerëz kanë aftësi të mbinatyrshme dhe mund t’u shkaktojnë dëm të tjerëve është mjaft e përhapur. Hulumtimi i ri është më gjithëpërfshirës dhe tregon se besimtarët dhe gratë janë më të prirur ndaj magjisë sesa burrat.Sidoqoftë, besime të tilla magjike ekzistojnë në të gjitha grupet socio-demografike.

Njerëzit me nivele më të larta arsimore dhe ekonomike kanë më pak gjasa të besojnë në magji, megjithëse ndryshimi nuk është i madh: njerëzit me status ekonomik shumë të mirë kanë vetëm 6% deri në 7% më pak gjasa të besojnë në magji sesa pjesa tjetër.

Megjithatë, ka dallime të mëdha nga vendi në vend. Për shembull, vetëm 9% e suedezëve besojnë në magji në krahasim me 90% të tunizianëve. Faktorë të ndryshëm kulturorë, institucionalë, psikologjikë dhe socio-ekonomikë kanë një ndikim ndryshe në besimin në magji.

Sa më të dobëta të jenë institucionet moderne në një vend, sa më të ulëta të jenë nivelet e besimit social tek qytetarët,  dhe sa më konformiste të jetë një kulturë, aq më shumë rritet tendenca për të besuar në magji në një vend.

Pavarësisht se jemi në shekullin e 21-të, besimet magjike mbeten të përhapura në mbarë botën.

Një sondazh nga Qendra Kërkimore Pew zbuloi në vitin 2021 se besimi se njerëzit mund të mallkojnë dikë është e pranueshme nga besimtarët e shumicës së feve kryesore (të krishterë, hebrenj, islamikë, hindu, etj.)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat