Ç'karakteristika të veçanta kanë ata me duart e mëdha që i dallon nga njerëzit me duart e vogla

Life style

Ç'karakteristika të veçanta kanë ata me duart e mëdha që i dallon nga njerëzit me duart e vogla

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:58
Ilustrim

Duart janë gjymtyrët e sipërme të trupit  , por edhe më të komplikuarat! 27 kocka, 29 nyje dhe 123 ligamente. Por veç funksioneve bazë, duart duket se shërbejnë edhe për një gjë tjetër: të tregojnë një karakteristikë të personalitetit.

Është e gjitha në gjenet tuaja. ADN-ja juaj ka shumë për të thënë në lidhje me tiparet fizike dhe sot do të zbulojmë se çfarë tregon madhësia e dorës.

Formoni një kënd 45º me krahun tuaj të majtë dhe gishtin e madh të dorës së djathtë vendoseni në brendësi të bërrylit. Shtrije dorën dhe shiko nëse mundesh që me gishtin e mesit të dorës mund të kapësh pjesën e damarëve.

Nëse keni duar të vogla, ju jeni me gjasë një njeri që nuk i trembet rrezikut, jeni aventurier dhe një shpirt i lirë.  Megjithëse ndonjëherë mund të përfshihesh në situata të komplikuara, aftësia juaj praktike për zgjidhjen e problemeve gjithmonë do t’ju “shpëtojë”.

Kur është fjala për marrëdhëniet, tuajat priren të jenë paksa dramatike, pasi të tillë jeni!

Nëse keni duar të mëdha, ju jeni ndoshta një perfeksionist. Ju përqendroheni tek detajet e vogla të projekteve dhe nuk e keni problem t’i shtyni afatet apo t’i vononi projektet, nëse kjo kohë do t’ju duhet për t’u përmirësuar.  Duart e mëdha gjithashtu nënkuptojnë se ju jeni pak të ndjeshëm, veçanërisht ndaj kritikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat