Kur është koha ideale për të bashkëjetuar? Më shpejt nga ç'mendoni ju!

Life style

Kur është koha ideale për të bashkëjetuar? Më shpejt nga ç'mendoni ju!

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Të gjithë kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për t'u shpërngulur me partnerin tuaj. Disa njerëz thonë se duhet pritur të paktën një vit, para se të mendohet bashkëjetesa. Të tjerë mund të thonë se duhet edhe më shumë kohë.

Por, e gjithë ideja e një afati kohor është deri diku një marrëzi. Nëse e ndjeni se ka ardhur momenti të jetoni bashkë, atëherë pse jo?

Mund të jetë 1 muaj, 3 apo 6. Nëse ju mendoni se është momenti i duhur dhe të dy keni të njëjtën dëshirë, atëherë me siguri do të jetë vendimi më i mirë për t'u marrë.

Disa njerëz mund t'ju thonë se të bashkëjetuarit herët është një ide e keqe sepse ju "nuk e njihni ende njëri-tjetrin" dhe nuk e dini se si do të jetë të jetuarit së bashku, por... a nuk do të vijë një kohë kur do ta mësoni këtë gjithsesi? A nuk është më mirë herët, se sa vonë?

Jeta është shumë e shkurtër për të respektuar kufijtë kohorë të shoqërisë. Për më tepër, çdo marrëdhënie evolon ndryshe, për një kohë më të gjatë apo më të shkurtër. Bëni çfarë ndjeni se është më e mira për ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat