Nëse dikush ju merr në telefon dhe ju thotë këtë, mbylleni urgjent, rrezikoni kartat e kreditit

Life style

Nëse dikush ju merr në telefon dhe ju thotë këtë, mbylleni urgjent, rrezikoni kartat e kreditit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Mashtrimi i ri telefonik vjen nga SHBA, konkretisht Florida, Pensilvania dhe Virxhinia ku mijëra njerëz kanë rënë viktima.

Ky mashtrim ka mbërritur tashmë në Evropë dhe njerëzit po përdorin procedurën e mëposhtme. Ju merrni një telefonatë nga një numër lokal. Më pas bashkëbiseduesi juaj ju njofton se telefonata është duke u regjistruar dhe ju tregon emrin e tij dhe kompaninë ku punon. Dhe menjëherë pas kësaj ai ju pyet: “A po më dëgjoni?” Nëse përgjigjeni “po”, atëherë rrezikoni që regjistrimi të modifikohet dhe kompania t’ju “lidhë” me një kontratë zanore, të ngjashme me “pajtohem” që ne zgjedhim në fund të Kushteve të Përdorimit të një programi në kompjuterin tonë.

Mashtruesit synojnë të tarifojnë viktimat për shërbimet dhe produktet që nuk i kanë ofruar kurrë, duke kërcënuar me veprime ligjore pasi të kenë në dorë bisedën e regjistruar. Në disa raste, mashtruesit përdorin regjistrimin e zërit të viktimës për të lëshuar karta krediti.

Ndaj tregohuni shumë të kujdesshëm në telefonatat që përgjigjeni…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat