Çfarë duhet të dijë një grua rreth shtatzënisë së parë/ 20 gjërat thelbësore

Life style

Çfarë duhet të dijë një grua rreth shtatzënisë së parë/ 20 gjërat thelbësore

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 21:46
Ilustrim

1. Shenjat që vërtetojnë se jeni shtatzënë
Shpesh disa simptoma të rreme mund të shkaktojnë konfuzion tek ju. Mënyra më e mirë për të hequr dyshimet është të bëni testin ose analizat, por disa shenja të përgjithshme janë të përzierat, dhimbje shpine, marramendje dhe mungesë të ciklit menstrual.

2. Vizitat tek mjeku për kujdesin prenatal janë të rëndësishme
Zgjidhni gjinekologun më të mirë dhe mos anashkaloni kurrë kontrollet mujore. Kjo ndihmon në vlerësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Për më tepër,

është gjithashtu e nevojshme për të frenuar ndonjë çrregullim zhvillimor në një fazë të mëparshme.
3. Kuptimi i historisë mjekësore të familjes
Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të mbani mend gjatë shtatzënisë. Kjo ju ndihmon të mësoni për çrregullimet gjenetike ose anomalitë e lindjeve në vijën e familjes.

4. Vaksinat janë të rëndësishme
Vaksinat do t’ju mbrojnë nga sëmundjet, prandaj është shumë e rëndësishme të mos anashkaloni asnjë si psh, ajo e hepatitit B, hepatiti A, gripi etj.

5. Ndarja e fazave të shtatzanisë
Shtatzënia ndahet në tri faza, secila prej tre muajsh, të quajtura trimestër. Me çdo fazë kalimtare, ndryshimet fiziologjike ndodhin në trupin tuaj në formën e ndryshimeve hormonale, paqëndrueshmërisë së presionit të gjakut, frymëmarrjes dhe metabolizmit.

6. Gjakderdhja mund të ndodhë gjatë shtatzënisë
Kjo lloj gjakderdhjeje ndodh kur veza udhëton poshtë tubit fallopian dhe në mitër, ku ajo implantohet. Mënyra më e mirë për ta njohur atë është nga ngjyra e saj. Shpesh është ngjyrë kafe ose rozë në kontrast me ngjyrën e zakonshme të kuqe të gjakut menstrual. Edhe pse nuk është një faktor shqetësues, është mirë të konsultoheni me një mjek.

7. Sa shtim në peshë është normal?
Fitimi i peshës varet nga indeksi i masës trupore para shtatzënisë. Konsumi i ushqimit të duhur dhe të kuptuarit e nevojave të fëmijës janë prioritet.

8. Çfarë duhet të hani dhe çfarë të mos hani
Së bashku me dozën e rregullt të vitaminave dhe suplementeve, duhet të keni një dietë ushqyese, të shëndetshme dhe të balancuar. Mjekët, zakonisht, ofrojnë një tabelë diete të përshtatshme sipas nevojave tuaja unike.

9. Aktivitetet fizike janë një domosdoshmëri
Rutina juaj e përditshme e ushtrimit siguron funksionimin normal të trupit tuaj. Mos harroni, lindja e fëmijës është një proces i mundimshëm që kërkon shumë energji. Vetëm një trup i shëndetshëm mund të përballojë fazat e ndryshme të lindjes.

10. Mund të ketë shqetësime gjatë shtatzanisë
Të qënit shtatzënë nuk është e lehtë. Do të ketë shqetësime gjatë gjithë periudhës. Çështje të tilla si kapsllëku dhe të vjellat mund t’ju lodhin.

11. Udhëtimi gjatë shtatëzanisë
Udhëtimi është i sigurt në fazat fillestare, por mund të jetë i rrezikshëm kur afrohet afati juaj i lindjes.
Faktorët pse mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të shmangni udhëtimin:
• Historia e lindjes para kohe ose abortit më herët;
• Shtatzënitë e shumëfishta (binjakë ose më shumë);
• Tensioni i lartë i gjakut;
• Anomalitë placentale;
• Diabeti gestacional;
• Histori gjakderdhjeje gjatë shtatzënisë;
• Historia e preeklampsisë ose shtatzënia ektopike.

12. Mbani qëndrimin e duhur
Gjithmonë jini pozitive. Kjo do t’ua bëjë më të lehtë shtatzaninë.

13. Mbani mënjanë shqetësimet tuaja të karrierës
Një karrierë që ngjit shkallët së bashku me mëmësinë do të ishte ideale. Në të kundërt, mos u shqetësoni mund të riktheheni në karrierë sapo të vendosni një balancë me fëmijët.

14. Vendosni kohën për çdo gjë
Një studim ka treguar se nënat që punonin shumë gjatë shtatzanisë, lindin fëmijë me peshë më të ulët lindjeje. Për këtë arsye duhet të gjeni kohë të pushon ishpesh.

15. Zgjidhni vendin elindjes
Ju duhet të planifikoni. Është e rëndësishme të zgjidhni një vend që është më i miri për ju dhe i përshtatet nevojave të familjes suaj.

16. Çfarë është dhimbja e lindjes
Duhet të dini të identifikoni këtë lloj dhimbjeje. Shenjat kryesore të saj janë kontraktimet e shpeshta që rriten në kohëzgjatje dhe intensitet.

17. Frika mund të vonojë procesin e lindjes
Gratë që kanë frikë nga lindja do të shpenzojnë rreth një orë e gjysmë më shumë se gratë që nuk kanë frikë për lindjen.

18. Bëni paraprakisht blerjet për fëmijën
Një tjetër gjë që ju duhet të dini rreth shtatzënisë është të shmangni përgatitjet e minutës së fundit. Disa rroba, çarçafë e batanije duhet t’i keni gati kur fëmija të ketë ardhur në jetë.

19. Të mësuarit dhe të kuptuarit e kujdesit ndaj fëmijëve dhe prindërve
Pas lindjes vjen një përgjegjësi e papritur që mundt ë jetë e vështirë për shumë prej jush. Prandaj bisedoni me mejkun, miqtë, të afërm, lexoni rreth çështjeve të ndryshme të kujdesit për fmëijën.

20. Shtatzënia mund të përmirësojë kujtesën tuaj
Studimet kanë treguar se gratë që kanë lindur fëmijë kanë kujtesë më të fortë se ato që nuk kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat