Pëlqeni manikyrin më shumë se sa xhelin? Ja si t'i bëni thonjtë t'ju duken më bukur

Life style

Pëlqeni manikyrin më shumë se sa xhelin? Ja si t'i bëni thonjtë t'ju duken më bukur

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Jo të gjitha vajzat apo gratë i kanë qejf thonjtë me xhel. Por thonjtë e kuruar me manikyr u pëlqejnë të gjithave.

Për të gjithë ato që dëshirojnë të kenë një manikyr të qëndrueshëm, këtu keni hapat që duhet të ndiqni: 

Hapi 1: Lani mirë duart tuaja për të hequr ndonjë papastërti.

Hapi 2: Limoni thonjtë tuaj për t’i dhënë formën që dëshironi (ovale ose katror). Idealja është që të përdorni një limë me 4 anë (nga ajo më agresivja tek më e buta).

Hapi 3: Fusni gishtat në një tas me ujë të ngrohtë për 2 minuta për të zbutur kutilikulat. Përdorni një shkop metalik për të hequr kutikulat dhe aplikoni më pas një krem ose vaj për kujdesin e thonjve. Masazhojini thonjtë për disa minuta.

Hapi 4: Aplikoni një manikyr të tejdukshëm në thonj dhe lëreni të thahet për 3 minuta. 

Hapi 5: Aplikoni manikyrin me ngjyrën që ju dëshironi. Mos aplikoni një shtresë të dytë.

Hapi 6: Aplikoni një shtresë me manikyr që mbron, e mban më gjatë dhe i jep shkëlqim manikyrit (e gjeni me emrin Top coat) dhe lëreni të thahet për 10 minuta. 
Këshilla: Shmangni kontaktin me objekte për një orë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat