Rezultatet e para do t'i shihni pas dy javësh, ja si të përdorni qepën për të parandaluar rënien e flokëve

Life style

Rezultatet e para do t'i shihni pas dy javësh, ja si të përdorni qepën për të parandaluar rënien e flokëve

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Ilustrim

Pavarësht ngjyrës së tyre, prerjes apo gjatësisë, flokët janë një element shumë i rëndësishëm i shprehjes së stilit dhe personalitetit të një femre. Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t'i kushtoni rëndësinë e duhur. Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale.

Të lodhura nga ky problem, Living ju propozon një maskë shumë interesante. Qepa është një ndër ato perime që me siguri nuk mungon në shportën e ushqimeve pasi i jep një shije speciale sallatërave, gjellës, byrekut etj. Por, qepa mund të përdoret edhe në flokë. Ajo përmban komponime sulfurike, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit që ndikon në përshpejtimin e rritjes së flokëve dhe përbërës antiinflamatorë që luftojnë rënien e flokëve.

Merrni një qepë të vogël ose gjysmë qepe dhe grijeni imët, bashkojeni me vaj kokosi dhe më pas shpërndajeni në gjithë skalpin. Masazhoni flokët për 10 minuta dhe mbuloni kokën me peshqir për disa orë. Në qoftë se nuk ju duket praktik ky trajtim, mund të kaloni dy qepë të vogla në frulator dhe dy lugë gjellë vaj kokosi. Aplikoni më pas masën e formuar në gjithë gjatësinë e flokut dhe mbështillini. Lani kokën si zakonisht, duke e krehur paraprakisht dhe thajeni natyralisht. Rezultatet e para do t'i vini re pas dy javësh përdorim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat