Përfundon hulumtimi: Këto kompani testuan punën ‘4 ditë në javë’ dhe ja ç’thonë

Life style

Përfundon hulumtimi: Këto kompani testuan punën ‘4 ditë në javë’ dhe ja ç’thonë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:15
Ilustrim

Më shumë se 70 kompani dhe organizata në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë në testin më të madh për punën 4-ditore. Cilat ishin rezultatet?

Rezultatet e plota do të publikohen nga 4 Day Week Campaign në fillim të vitit të ardhshëm, por disa kompani ndanë të dhënat me Euronews Next.

Simon Ursell nga kompania konsulente mjedisore Tyler Grange tha se ekipi i tij miratoi rregullin 100/80/100 - që do të thotë pagë 100%, për 80% të kohës, duke ruajtur produktivitetin 100%.

Kompania zhvilloi një aplikacion për të matur lodhjen dhe lumturinë e punonjësve dhe çuditërisht zbuloi se fundjava me tri ditë pushim uli lodhjen, ndërsa nivelet e raportuara të lumturisë u rritën. Dhe sa për produktivitetin? “Nuk prisja domosdoshmërisht që të ishte mbi 100%, por ne jemi në 101%,” tha ai.

Prodhuesi i produkteve të kujdesit të lëkurës, 5 Squirrels, është një tjetër kompani që po miraton javën e punës me 4 ditë, me mbështetje unanime; ata kanë përmbushur çdo objektiv dhe produktiviteti është rritur. Kompania tha për Euronews Next se ndryshimi më i madh te punonjësit është reduktimi i zvarritjes së gjërave. Tani vonohen gjërat më pak dhe të gjithë janë të angazhuar për të kryer më shumë detyra në më pak kohë.

Të gjitha kompanitë kanë thënë se synojnë që të vazhdojnë me javën katërditore të punës, ku nëntë prej tyre kanë nisur që tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat