​Të këndoni ka përfitime të shumta mbi shëndetin

Life style

​Të këndoni ka përfitime të shumta mbi shëndetin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Helsinkit ka identifikuar përfitimet e të kënduarit për një spektër të gjerë të popullatës. Këto përfitime duken veçanërisht të rëndësishme për njerëzit me dëmtime në të folur dhe vështirësi në të kuptuarit e të folurit.

Shkenca ka zbuluar se të kënduarit jo vetëm që forcon sistemin e frymëmarrjes, por luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e patologjive të rënda siç është demenca. Në të vërtetë, prej disa vitesh dihet se të kënduarit përmirëson aktivitetin njohës.

Përveç kësaj, favorizon lirimin e endorfinës, hormon që na bënë më pak të ndjeshëm ndaj stimujve që zakonisht gjenerojnë humor negativ. Kësaj i shtohen të dhënat nga një studim i fundit nga Universiteti i Helsinkit, i cili tregon se të kënduarit përmirëson aktivitetin njohës te njerëzit me çrregullime gjuhësore si afazia . Po kështu, ajo vonon plakjen e trurit. Disa kërkime janë duke u zhvilluar për të studiuar lidhjen e mundshme midis të kënduarit dhe parandalimit të sëmundjes Alzheimer. Studimi i Universitetit të Helsinkit u drejtua nga Dr. Teppo Särkämö, drejtor i projektit PREMUS, një kërkim i gjatë i fokusuar në afazinë. Afazia mund të shkaktohet nga një goditje në tru ose tumor në tru dhe shkakton vështirësi në komunikimin me gojë dhe me shkrim . Kjo sëmundje mund të ndikojë gjithashtu në aftësinë për të kuptuar se çfarë thonë ose shkruajnë të tjerët. Shkencëtarët përfshinë 25 njerëz me afazi dhe kujdestarët e tyre iu kërkua të formonin kore. Duke përdorur terapinë e intonacionit melodik, ata zbuluan se pjesëmarrësit ishin në gjendje të shpreheshin më mirë.

Ata u kërkuan atyre të këndonin atë që donin të shprehnin në vend që ta thonin normalisht dhe u konstatua se ndryshimi i formës shprehëse lehtësonte prodhimin e mesazhit që ata dëshironin të komunikonin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat