Sipas shkencës kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

Life style

Sipas shkencës kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 06:50
Ilustrim

Ndarjet mund të jenë të dhimbshme! Të dala të lënduara nga një marrëdhënie, duket se nuk ka fjalë që t’ju ngushëllojë dhe shprehja “Koha shëron gjithçka” ju duket më e pavlera. Por, besojeni sepse është e vërtetë. "Koha shëron të gjitha plagët". Por sa kohë i duhet zemrës së thyer të shërohet e juve që të ndiheni sërish vetja!

Nga humbja e oreksit e deri tek problemet e lehta shëndetësore, ndoshta pas përfundimit të një marrëdhënieje do të kaloni shumë ndryshime dhe është mëse e natyrshme të dini se kur e gjitha kjo do të marrë fund.

Kur vjen puna te koha e rikuperimit, njerëzit kanë formula të ndryshme e ajo më popullorja është gjysma e kohës që ka zgjatur marrëdhënia. Por një studim i ri mund të ketë gjetur numrin magjik.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Pozitive, 71 për qind e 155 të rinjve kërkojnë rreth tre muaj (afërsisht 11 javë) për të parë aspektet pozitive nga ndarja  e tyre. Kjo ishte pika ku pjesëmarrësit mendonin se do të arrinin të gjenin sërish një person me të cilin përshtaten.

Kjo mund të duket kohë shumë e shkurtër, por mos harroni, është vetëm një mesatare - të gjithë njerëzit janë të ndryshëm e asnjë marrëdhënie nuk i ngjan tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat