Metoda që zbusin stresin

Life style

Metoda që zbusin stresin

Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Nëse mendoni se jeni të pafuqishëm në luftën kundër stresit, do të mashtroheni.

Ekzistojnë metoda të cilat janë dëshmuar që e zvogëlojnë stresin dhe e përmirësojnë shëndetin, ndërkaq i kontribuojnë edhe humorit të mirë në përgjithësi.

Sasia e stresit kushtëzon mënyrën se si sillen njerëzit dhe si veprojnë në jetë, mirëpo kushtëzon edhe zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të ndryshme.

Gjithnjë e më shumë studime konfirmojnë që pikërisht stresi i grumbulluar në organizëm është shkaktar i sëmundjeve të lehta siç janë ftohja dhe gripi, mirëpo edhe sëmundje të rënda, si p.sh. karcinoma të ndryshme.

Ne ju sjellin disa mënyra, me ndihmën e të cilave është dëshmuar që do të minimizoni ndikimin e stresit në shëndetin tuaj, por edhe në përgjithësi në jetën tuaj.

Aromaterapia

Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Vaji i livandës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij.

Refleksologjia

Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara. Sipas një sondazhi në Danimarkë, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% të personave me migrenë, të cilët e kishin aplikuar.

Masazhi me gurë të nxehtë

Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve. Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik.

Meditimi

Qëllimi është qetësimi i mendjes dhe arritja e paqes së brendshme. Në meditimin transshendental, qëllimi është shndërrimi i procesit të të menduarit në një proces të qetë, në një gjendje ideale paqeje e përqendrimi të plotë. Për këtë rekomandohen 20 minuta meditim çdo ditë, për të reduktuar stresin dhe ankthin. Njerëzit mund të arrijnë një gjendje meditative vetë, duke u fokusuar në dritaren e autobusit, ose në një pikë në mur, apo edhe thjesht duke ecur. Meditimi mund të vetëmësohet, por edhe të instruktohet.

Noti

Notimi pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese.
Por, edhe pesë minuta nën dush është e mjaftueshme që ta lironi stresin e grumbulluar. Uji nga dushi relakson muskujt, nyejt dhe shpinën, ndërsa uji i ngrohtë ndikon në krijimin e hormonit të lumturisë i cili ju nxit disponimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat