Ujorët e janarit VS të shkurtit: Ku ngjasojnë dhe ku dallojnë?

Life style

Ujorët e janarit VS të shkurtit: Ku ngjasojnë dhe ku dallojnë?

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:34
Ilustrim

Ujorët janë një shenjë revolucionare dhe unike, por nuk janë të gjithë njësoj. Ata që kanë lindur në janar ndryshojnë nga ata që kanë lindur në shkurt. Por si ndryshojnë dhe ku dallojnë?

Ujorët janë të udhëhequr nga Urani dhe vdesin të bëjnë ndryshime të papritura dhe të paparashikuara, ndërsa ata të janarit janë paksa egocentrikë dhe pëlqejnë të dallohen nga turma. Ndryshe nga ata të janarit, Ujorët e shkurtit janë super social dhe duan që të takojnë njerëz të rinj.

Ujorët e shkurtit duan të rrethohen me njerëz që kanë përvoja të ndryshme, në mënyrë që të mësojnë prej tyre. Gjithashtu, pëlqejnë të krijojnë lidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, të cilat bazohen në vlera të përbashkëta dhe në dëshirën për liri.

Ujorët e lindur në janar janë shumë rebelë dhe mbështezin çdo kauzë. Nëse sheh të njëjtin person në shumë protesta, me siguri është Ujor. Ndërkohë, ata të shkurtit janë revolucionarë, por duan që revolucioni të ketë themele të forta dhe të patundura. Diçka shumë e rëndësishme për Ujorët e shkurtit? Të sjellin kudo dhe kurdo risi dhe këndvështrime unike.

Ujorët e janarit janë me këmbë në tokë. Gjithmonë të sinqertë, gjithnjë flasin troç, pa e zbukuaruar asnjë situatë dhe mendim. Ndërsa Ujorët e shkurtit janë më fleksibël me situatat dhe kur bëhet fjalë te ndërmarrja e vendimeve, kërkojnë edhe pak mbështetje nga njerëzit që vlerësojnë.
 
Ujorët e shkurtit janë më të hapur ndaj shprehjes së ndjenjave dhe nuk kanë frikë të tregojnë emocionet e tyre. Këta Ujorë e hapin zemrën dhe e pranojnë anën e tyre të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat